
Seanca e sotme gjyqësore ku avokatët mbrojtës të të pandehurve për dosjen e inceneratorit të Fierit do të paraqisnin konkluzionet u kthye në një debat procedurial.
Ish deputeti socialist, Alqi Bllako i cili në kohën për të cilën akuzohet nga prokuroria ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit hodhi akuza të forta ndaj Prokurorisë të Posaçme. Kjo e fundit seancën e kaluar vendosi të kërkonte ndryshimin e akuzës duke rikthyer akuzën fillestare për “shpërdorim detyre” si funksionar i lartë shtetëror dhe jo si funksionar publik.
Bllako tha se rikthimi tek akuzat fillestare nga ana e prokurorit Dritan Prençi, duke anashkaluar vendimin e gjyqtares paraprake, tregon se është orkestruar goditja e tij në kuadër të një axhende të caktuar.
Alqi Bllako pretendon se nuk ka qenë zyrtar i lartë publik, por funksionar i lartë civil, teksa paralajmëroi se shkeljet e konstatuara do ti ankimojë në KLP dhe deri në Strasburg.
"Shkelja e ligjit është aq flagrante sa nuk di nëse ka të bëjë me injorancën profesionale apo një hakmarrje personale. Vetëm SPAK mund të akuzojë për një detyrë që nuk ka qenë detyra ime. Standart i hapur esktraligjor, duke çuar përpara një axhendë hakmarrjeje personale ndaj personit tim"ka thënë Bllako në seancë.
Nga ana tjetër, Albert Dervishaj nëpërmjet avokatit Elis Bilali kërkoi pushim të çështjes, me argumentin se akuzat të cilat solli sërish SPAK janë rrëzuar më herët nga një gjyqtar paraprak.
Pershtypja ime per spak eshte qe mundohen te mos demtojne Salen e Liken si krye hajdut e kriminela, bejne sikur po' punojne,por e verteta eshte qe nuk bejne asgje marin nje dynja me leke....???!!! Ky zotnia ka te drejte , por nuk Jane budallenje Jane shejtan budalla.
Për degjeneratat e korruptuara, drejtësia është armiku i betuar.
Jane edhe arrogant keta te LSI. Edhe hajdut, edhe kerkon hesap.