Ish-drejtuesi i Policisë, Fatjon Softa ka komentuar arrestimet e fundit të një grupi të trafikut të drogës, ku mes tyre bënte pjesë edhe ish-zyrtari i lartë i Policisë, Erzen Breçani.
Ai u shpreh se një grupi kriminal i nevojitet mbështetje nëse ky i fundit ushtron aktivitetin kriminal në gjithë territorin, ndërsa shtoi se shpesh struktura të Policisë janë akuzuar për favorizim të grupeve me qëllime të tilla.
Softa tha më tej se të dhënat e zbuluara nga aplikacioni i komunikimit SKY tani pritet të sjellin rreth 50 arrestime të tjera, mes të cilëve do të ketë edhe persona në nivele të larta.
“Sot po diskutojmë emra shumë të njohur në këtë grup të arrestuarish. Breçani ka qenë drejtues i lartë, si në forcat speciale edhe më tej në Policinë e Shtetit. Kemi pasur disa komunikime normale në distancë, por jo më shumë. Emri i tij ishte një surprizë për të gjithë.
Një person që do të ushtrojë një aktivitet që shtrihet në gjithë territorin, i nevojitet një mbështetje, që e favorizon atë në veprimtarinë kriminale. Struktura të policisë janë akuzuar për favorizim të grupeve kriminale. Këto të dhëna kanë ardhur nga aplikacioni SKY dhe tani priten deri në 50 veta që do të arrestohen, prej tyre edhe në nivele të larta”, tha ai.
Ky softa ka qene spiun i brecanit paguhej me klering. Softa eshte budalla ka qene shef policie te 4 spiunonte socialistet qe i shkonin pleqve te Nanos pasi u burgos. Ko kanari
Kurt flet dhe fatjon softa njeri negativ
per dy jave i kemi te lire drejtesi kake SPAKU
Jane gjithe shefat e krimeve te policise ne qytetet Shkoder,Tirane,Durres,Elbasan dhe Vlore te implikuar. Kane rroge mujore 10000-50mije euro ne Tirane per te mos prekur keto grupe. Emrat e tyre kane dale ne keto pergjimet. Flitet edhe per drejtorin e policise se Durresit dhe Tiranes.
Ceshte ky ekspert leshi Fatjon Softa, benjamin i Saliut pa pasur pune, pasi ishte shefi i rojeve te objekteve, mori pjese ne arrestimin e Fatos Nanos dhe mburrej per kete, ky njeh vetem sherbimin e rojeve mbase dhe pak zjarrfiksin, koke turku i A.Shehut, ku i njeh ky krimet, hajde medet keto media we na servirin idiotet per eksperte.
Pune e madhe fort e kujt duhet t'i vije keq per ata qe shkelin ligjet.Nuk po vdesin ne pensionistët edhe me paga te vogla e ata me pare harami bejne kulla
Po pse nuk e kapno edhe kete Sofen qe ju ben thirrje shokeve qe te largohen pasi do arrestohen??? Llumi Berishjan po del ne siperfaqje.