Ish-zv.ministri Rrjepaj mbërrin në Kuvend me pranga në duar për të dëshmuar për 'sterilizimin', e nis dëshminë me kritika për Vokshin

20 Shtator 2024, 11:02Politika TEMA
Ish-zv.ministri Rrjepaj mbërrin në Kuvend me pranga në duar

Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë, ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, la ambientet e qelisë paraditen e kësaj të premte dhe u paraqit në Komisionin Hetimor për t’u marrë në pyetje lidhur me koncesionet në shëndetësi.

Para kryetares së këtij komisionit, Albana Vokshit dhe anëtarëve Rrjepaj tha se është paraqitur para tyre me avokatin e tij.

“Kam ardhur këtu me avokatin tim, Dritan Amitaj”, tha Rjepaj në Komision, teksa më tej kritikoi kryetaren e këtij komisioni për termat e përdorura, duke kërkuar që hetimi të jetë në përputhje me objektin.

“Për sa i përket objektit të hetim të këtij komisioni, besoj se duhet të jetë në përputhje me objektin e asaj që hetohet. Të thuash po hetojmë objektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Sterilizmi është një shkurtim gjuhësor. I gjithë debati ka ardhur ai devijim i përkufizimit të këtij projekti.

Do ishte mirë që kur të themi sterilizim të nënkuptojmë që ka objektin e vetë: Ofrimin e veshjeve njëpërdorishme, dezinfektimin e sallave të operacionit, trajtimin e mbetjeve dhe repartit të sterilizimit. Është mbledhja, tharja paketimi dhe më pas sterilizimi”, tha ish-zv.ministri.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i dha leje të posaçme Klodian Rrjepajt për të dëshmuar sot në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin, ndërkohë që leja është dhënë edhe për biznesmenin Ilir Rrapaj.

Ishte Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi që kërkoi për të thirrur si dëshmitarë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe gjashtë zyrtarë të tjerë, që janë nën hetim nga SPAK.

Komisioni caktoi mëngjesin e 9 tetorit për Beqajn dhe 20 shtatorin për Rrjepajn si data për të marrë dëshmitë, megjithatë autorizimi deri më tani është dhënë vetëm për Rrjepajn dhe Rrapajn.

8 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Po çjanë këto budallëqe more idiotë.Parlamenti nuk është SPAK.Çfarë do nxjerë Vokshi?Vetëm teatër bëhet .Plerat e opozitës do hetojnë këtë gjë kur SPAK e ka të arestuar...dhe kush Vokshi..

    Përgjigjjuni
    1. S
      Studenti 1

      Nje pyetje kam per ato qe mund ta dine ma mire: A nuk eshte i paraburgosur, nën hetim ky ish zv,ministri per keto çeshtje? Ma sa kam degjur neper media, PO. Atehere: Çfare kuptimi ka kerkesa e ketij komisioni paralamentar per te degjuar kete person, i cili eshte nen hetim per te njejten çeshtje!!!!!! Komisioni parlamentar nuk ka fuqi per te dhene denime penale apo per te denuar ne ndonje forme tjeter askend, ketu ne Repupylkën tonë rrumpallhane. Kesaj i thone: Del bishti ma i rende se sqepari!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anti-komunisti

        Të njëjtin kuptim që ka komisioni Xhafa që do hetojë korrupsionin dhe ti thot SPAK -ut, kjo është korrupsion merre hetoje, kjo tjetra jo lërë Deputetët nuk janë hetues janë ligjvënës

        Përgjigjjuni
      2. t
        tornitori

        eshte ironike qe dikush qe akuzohet per korrupsion e ka mbiemrin rrjepaj

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazetari kaçurrel

          Vokshi , kjo mbetje e gjalle e non grates , kerkon te behet faktor i politikes berishiane me keto idiotizma qe nuk kane bythe te rrine . Ai eshte arrestuar per kete pune , Vokshi ben estrade ne zyrat e kuvendit . Kesaj i thone te qafsha moj Shege se ngeli plenci varur !

          Përgjigjjuni
          1. Analist

            Ky ish zv.ministri me falni po i beri batalle ose me mire m....nje fare kryetare komisioni vokshi dhe nje fare grua apo vajze se nuk e di mire Ina qe perpiqeshin ta turperonin por une qe e ndoqa fillim mbarim komisionin kuptova se vokshi dhe ina sot e humben fare besimin e sales dhe jam i sigurte se pasi e humben betejen nuk do te caktohen nga sala per deputete dhe realisht mire behet se ka edhe shume po shume gra me vlera.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dashi

              Balshoi Gallava. Koka më e madhe e PD, injoranteja qe mori më qafë PD. Kjo është quajtur si penelina e berishës.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dashi

                Balshoi Gallava. Koka më e madhe e PD, injoranteja qe mori më qafë PD. Kjo është quajtur si penelina e berishës.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje