Andi Bushati: SPAK ka gazetarë papagaj, ka krijuar një bandë dezinformatorësh që shpërndajnë lajme

20 Shtator 2024, 09:48Politika TEMA
Andi Bushati: SPAK ka gazetarë papagaj, ka krijuar një bandë

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka komentuar sulmin e Sali Berishës ndaj disa gazetarëve të cilët i konsideroi si pjesë e "organizatës kriminale të SPAK" dhe tha se do të trajtohen si të tillë.

"Shpërthimi nuk është lajm sepse Berisha i ka në natyrën e tij shpërthimet dhe shpesh merr përpara çfarë gjen.

Debati ka lindur nga shpallja e akt-akuzës për dosjen Partizani, ku ai pretendon se po i biet në qafë dhe gazetarët po raportojnë ato që i quan shpifje të SPAK.

A është e vërtetë një pjesë e pretendimit të Berishës? Them se po. Më ka bërë përshtypje edhe vetë, që ka gazetarë në emisione, që kur e pyet gazetarin se çfarë mendon, thotë këto i mendon SPAK-u.

Ne kemi patur gazetarë apo analistë papagajë të PS dhe PD, kemi patur edhe gazetarë të bandave, të federative sportive, zgjedhin do të bëhen papagall i filanit.

Pra ky konstatim i Berishës, është deri diku i vërtetë, por them se Berisha nuk është viktima e kësaj. Berisha e ka ngritur këtë sistem të të vërtetave alternative. Mediat e mia që thonë gjysmë të vërteta dhe mediat e kundërshtarit. 

Berisha me benefitet ekonomike, ka arsenal mediatik dhe e vërtea e tij nuk censurohet, nuk vuan nga kjo. Fenomeni i gazetarëve të SPAK ekziston por ai nuk është njeri i censuruar.

Viktima e madhe këtu është publiku. Kemi ngritur një sistem, që u pa edhe në dosjen Partizani, që ca thonë gjysmë të vërteta dhe publiku nuk merr vesh të vërtetën reale.

Nuk kemi raportime me dy-tre burime. Ose je totalisht pro Berishës, ose totalisht kundër. Është lexuesi viktima dhe jo Berisha.

Fajtorë janë Rama, Meta, Berisha, por ndërkohë, a do të kishim Metën, Ramën dhe Berishën kaq të zinj, nëse ne, drejtësia, shoqëria civile, nuk do të ishim dorëzuar nga pak të gjithë? Pra edhe këta do të ishin pak më të mirë.

SPAK ka krijuar një bandë dezinformatorësh që shpërndajnë lajme. Banda e SPAK është rrezik", tha Bushati.

12 Komente

  1. E
    Endri

    O vemje, njeri i peshtire, sahanlepires

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Unë e kamë thëne me kohë që islamo-komunista, janë njerzë shumë të poshter në kët planet.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vjola

      Vërtet i pështirë .

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Skorja radioaktive e byrosë politike , hedh tymuese per të pështjelluar situatën dhe barazuar krimin, hajdutët, degjeneratat, non gratat me organin e drejtësisë SPAK, kur populli shqiptar i ka sytë dhe shpresën nga ai.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skenderbegasi

          Bushati gjithmone eshte parathenje e Berishes qe shkruhet ne fund, vihet ne fillim dhe nuk lexohet as ne fillim, as ne fund.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emigranti

            Aq shume e do saliun? Shko ti vullnetar beje burgun per kriminelin dhe mbaroje kjo pune .pse derdellit kot neper studio ?. O te qifsha rrenjetve kuqe te komunizmit sa te shtrira i paskeni mor aman.nuk shterokan te kuqte.pfyyy fare e keqe .45 enveri jot .35 saliu jot.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Thumbi

              Brava Andushi je njësh në mbrojtje të sherbetorit besnik të Besnikut të Partisë .Del pytja a nuk i takon Andushit ta mbrojë besnikun e Gjyshit doktorit që i ka ndërruar penelet Besniku i Besnikit kini pakë respektë për trashgimtarin e denjë të Bessnilut të apartisë sukse në krierën tënde si analistë që është zili për të pasur

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kroi Mbretit.

                Andush ti je kryetari i bandes se analisteve te nongrates qe na çani bytthen darke per darke.U shfshi,fare e keqe.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pjeter

                  Hshaha kush i quan gazetaret papagaj!!!! Ty edhe Ljubiçin vehrem u eshte bere ky SPAK-u !! Thone qe SPAK ka nuhatur lidhje te forta te krimit te organizuar me gazetare e politikane te kalbur nga korrupsioni,prandaj SPAKU ketij kopilit te bllokut, po i duket si shpata e Damokles!!

                  Përgjigjjuni
                  1. o
                    o popull dele

                    O komentus , me respekt dhe pakeqdashje Po pse or miq paska ngel Sali kerma ti shpetoj situates nga llafet e ktij Andit Ore hajnin dhe prapesit kolosale qe shpellari i "fali "ktij kombi jan fakte qe i di tashme edhe dhia koperativistit ! Vodhi ,vrau te pa fajshem .organizoj 97 ten e pa vdekeshme ,noton ne pasurin dal nga gjak shqiptaresh dhe po ju demonstron me kulla dhe jet hollivudiane ,dhe vazhdon pellet maj ballkonit si me qen Ismail Qemali ne vaktit qe aq nevoj e kish Shqiperia A ka nevoj te shkruash ktu "enciklopedin" e bemave te tij me gjith klyshet qe la pas ???? Anuk ju lind pytja Ku qenka kjo dor e ktij SPAKU aq te pafuqishem per te ber DREJTESI ndaj nje NON GRATE me vulen e Amerikes ! Pra vetm per cka thot per ASPAKUN ky gazetar, i shtrengoj doren dhe sme duhet biografia e tij ! Ke po shofim nga hajdutet e politikes ne pranga ???Sa koh ju dashka ktij aspakut te na bej te besojm per drejtesi ..............

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Andi

                      akoma merreni me kete krimb impotent te husni kapos?

                      Përgjigjjuni
                      1. Analist

                        Epo jepini nje mesim ketij andi bushati dreqi ta haje se ha m......shume pa buke dreqi ta haje.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje