“Berisha ka humbur ekuilibrin” - Spartak Ngjela: SPAK-un e drejton Uashtingtoni! Dosjet janë në duart e…

19 Shtator 2024, 20:30Politika TEMA
“Berisha ka humbur ekuilibrin” - Spartak Ngjela: SPAK-un e drejton

Publikimi i disa pjesëve nga dosja ‘Partizani’, ka krijuar debate të shumta kohët e fundit, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar dosjen ‘Partizani’ një krim politik i mirëfilltë.

Lidhur me këto deklarata, avokati Spartak Ngjela në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, tha se SPAK drejtohet nga Uashtingtoni dhe Amerika nuk mund të falsifikojë prova në SPAK.

“Blinken ka thënë që SPAK e drejton Uashtingtoni. Amerika ka interes të falsifikojë prova në SPAK? Pamundësi absolute, unë bëjë gjyqe në SPAK dhe atje ka ekspertë ndërkombëtar, shqiptarët dosjet i kalojnë atje, prandaj ka vonesë sepse përkthen dhe i marrin ekspertët e huaj. E dini kush të kontrollon në një ekonomi tregu ai që të paguan, SPAK e paguan Uashtingtoni. Nuk i paguan shteti shqiptar, e ka thënë Blinken e kemi ne”, tha ai.

Nga publikimet e bëra nga dosja Partizani del që komandanti i Gardës Andrea Prendi para disa vitesh ka qenë personi që merrte porosi nga familja e Berishës. Lidhur me këtë Ngjela tha se duhet që të flas drejtësia.

“Këtë e ka hetuesia, çdo i pandehur prezumohet i pafajshëm, unë se di a ka prova, sepse pak pafajësi japin gjykatat e mëdha në botë, ne kemi ato prova që nuk kanë dal në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga akuza, por janë mbledh nga gazetarët, kur të dal në gjykatë që të jap vendimin e vet, ose kur të dëgjojmë prokurorin mund të japim një konkluzion ka ose jo fajësi. Nuk është aq e thjeshtë, duhet parë se si do të dalin provat”, tha ai në Report TV.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërcënuar gazetarët që publikojnë detaje nga akuza prej 500 faqe e tij për korrupsion, ndërsa i ka konsideruar ata peng të SPAK. Sa i përket këtyre deklaratave avokati Ngjela tha se Berisha ka humbur ekuilibrin.

“Ti sulmojë punë e tij, ai ka humbur ekuilibrin”, tha Ngjela.

3 Komente

  1. M
    Makiaveli

    Saliu ka ik me kohë po taku i ma lëshu pllumat në Burrel

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pavlini

      Ça ja fut pordhes kot o avokot. ku ka kohe Washingtoni me u marr me Spakun e me ne , pash zotin, na ler rehat tani.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Faleminderit Drejtesi qe ndimon nje shqiperi !

        Faji i te gjithve ! si ka mundesi nje kryekriminel te mbaje 33 vite nje popull te tere ne tension ! vrasje - vjedhje - shitje e te gjithe pasurive te shqiperise..... Rendesi ka qe mbas kaqe vitesh kryekrimineli i erdhi fundi , dhe avash avash te gjithe bishtat qe e kane ndimuar me hire apo me pahir...Duhet te Falenderojme shume USA dhe Evropen dhe Drejtesine e re SPAK me Prokurorte e ndergjegjshem qe po punojne per te rindertuar nje Drejtesi te re... per mireqenjenjen e te gjithe shqiptareve....te moshuar --burra dhe gra dhe femijet e shqiperise..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje