Çështja 'Xhaçka'/ Gogu: Kushtetuesja na ka urdhëruar të votojmë në një mënyrë të caktuar, nuk po e kundërshtojmë, por duam një këshillë nga Komisioni i Venecias

19 Shtator 2024, 16:40Politika TEMA
Çështja 'Xhaçka'/ Gogu: Kushtetuesja na ka

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Toni Gogu ka deklaruar në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka se Gjykata Kushtetuese i ka urdhëruar të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe këtu ka një paqartësi.

Ai ka theksuar në “Real Story” se nuk e kanë kundërshtuan vendimin e Kushtetueses, por thjesht po kërkojnë një këshillë nga Komisioni i Venecias.

“Unë besoj jemi në një moment të pazakontë. Nuk do ta quaja përplasje, por një stacion, ku kryetari jonë i grupit zgjodhi fjalën e duhur që është paqartësi. Për herë të parë në jurisprudencës kushtetuese shqiptare, Gjykata Kushtetuese ka detyruar deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar.

Ne do të shqyrtojmë një ndryshim për ligjin, për arsimin profesional, kryesisht për mjekët, ku ne vendosëm një kufizim më përpara dhe Kushtetuesja e shfuqizoi, por në asnjë moment nuk na tha votoni këtë ndryshim. Ne kemi sjellë disa ndryshime që besoj e respektojmë parimin e propocionalitetit.

Në rastin konkret, gjykata na ka urdhëruar të votojmë në një mënyrë të caktuar dhe këtu ka një paqartësi. Kuvendi dhe shumica socialiste nuk kanë rrëzuar shumicën e gjykatës kushtetuese. Ne kemi abstenuar sepse jemi të paqartë.

Ne nuk e kemi kundërshtuar vendimin e gjykatës, por kemi stopuar dhe po kërkojmë një këshillë nga Komisioni i Venecias që është aty për atë punë.

Ne nuk kemi kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ne kemi abstenuar në këtë moment sepse jemi tërësisht të paqartë se si mundet të urdhërohemi për të votuar në një mënyrë të caktuar dhe në momentin që do të marrim një përgjigje nga Komisioni i Venecias do t’i dalim përballë këtij vendimi”, tha ndër të tjera Gogu.

3 Komente

  1. R
    Real

    Si jeni te pa qarte more hajna. ?Jane pushtete te ndara more tru peshk. Deputetet per kete nuk jane si gjithe te tjeret. Nuk po votojne per nje pastruese qe ta mbajne apo ta heqin nga puna. Prandaj ato ne statusin e tyre nuk mbajne pergjegjesi per detyrat qe kryejne. Jo qe ne kete mes nuk eshte faji i tyre por i me te gjatit te tyre hajdut e kriminel qe ashtu ka urdheruar

    Përgjigjjuni
    1. F
      Funderina Rame

      More nga e gjeti Rama kete Gogun,kaq te mencur e gjithe vizion...ka ndonje biznes ky ? Se pa pare po qe mashkull e pa i ferkuar shalet po qe femer...nuk afron lehet, funderina !

      Përgjigjjuni
      1. J
        Je legen, por legen shpuar.

        Hajde kokrra e legenit, hiqini mandarin Xhackes dhe te dergohet para drejtesise Leah lesh e rinovuar. Sa te vijne sheet nga karmisioni i Venecias jane bere zgjedhjet e vitit 2025.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje