Vdekja e Gert Bogdanit bën bashkë socialistë dhe demokratë, Damian Gjiknuri qan me ngashërim

19 Shtator 2024, 11:48Politika TEMA
Vdekja e Gert Bogdanit bën bashkë socialistë dhe demokratë,

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur dyert për homazhet në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u largua në mënyrë të parakohshme nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak.

Mes lotëve dhe dhimbjes, deputetët demokratë kanë marrë pjesë këtë të enjte në homazhet në nderim të kolegut të tyre.

Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Luçiano Boçi, e shumë deputetë demokratë të tjerë, me kurorat me lule, kanë shkuar në hollin e Kuvendit ku dhe po zhvillohen homazhet dhe kanë shkruajtur në librin e kujtimeve fjalët e fundit për kolegun e tyre.

Të shumtë janë të pranishmit edhe nga radhët e socialistëve në homazhet në ndër të politikanit të ndjerë

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu është parë të ngushëllojë deputetët e opozitës për ndarjen nga jeta të kolegut të tyre. Më herët ka mbërritur edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla si dhe deputeti Damian Gjiknuri i cili nuk ka mbajtur dot lotët ndërsa i jepte lamtumirën e fundit.

Gjithashtu presidenti i Republikës, Bajram Begaj është i pranishëm në homazhet e lamtumirës si dhe ka vendosur një kurorë lulesh mbi arkmortin me trupin e pajetë të ish-deputetit demokrat. 

Ai tha për mediat, jashtë Parlamentit, ku edhe po zhvillohen homazhet për ish-deputetin e ndjerë, se Gerti Bogdani ishte njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike.

“Një njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike. Ishte një njeri i cili pati një jetë të mbushur aktive qoftë publike, qoftë politike. Ngushëllime familjes”, - u shpreh Begaj.

Bogdani humbi jetën pas një arresti kardiak teksa po zhvillonte një takim me miqtë në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  Ikja e papritur e Gertit, e politikanit dhe djalit të mirë “tirons”, ka tronditur jo vetëm familjarët, por të gjithë kolegët e miqtë që patën fatin të punojnë me të.

4 Komente

  1. S
    Saliqeni

    Pale kur te ngordhe Saliu ceshte per tu bere …..do ja fusin kujes te gjithe bashke te majte e te djathte do mbahet zi nje vjave …flamuri jo do valvitet gjysem shtize , po do ta heqin fare …do ja qin robt Tirones …seshte kollaj , do iki nje hajdut midis tyre ….do godasin topat aq here sa vite po percos shqipteret Salia ….mbeni mend kete qe po them ….nuk eshte kollaj te iki per lesh kari pishtari i demokracis …..Gjiknuri qan ….po cqan o pisllek , si gjith te tjeret dhe Gerti , mos ne e beni te pazevendesushem cqe ?? Nje sahanlepires i Salies ….e shikoni ?. U ben bashke hajdutet ….skane faj keta mor jo fajin e ka populli i nivelit zero , ai popull qe ri me sy hapur dhe kruan hundet kur flasin ne perlament mashtrusat …atje zien e grien , pastaj pine kafene ……se ne vjedhje jane te gjithe bashke …. Lere czien dhe lepien ….brenda ne vetvete thone …per shendet te te tallurit qe po ja qim robt dhe ai na beson ….

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati idealist

      Ishte një djalë shumë i mirë,i ekuilibruar dhe me kulturë;jo si Flamur Noka dru me pre,palok gagaçi,apo noçkderret kalaja dhe vokshi dhe kurrsesi si sali haleja.Ngushëllime familjes për këtë humbje shumë të rëndë.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        Smund te jesh dhe i ekuilibruar dhe njeriu i Saliut , nuk ngjisin shoku , pre dicka se ste gjen gje ….

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mesiguri jan Dasht shume .Miq Familjare

        Dashni alla Guru ,me Ulerima ,me i tregu zojes se gertit ,sa shume e do . Vallaj cfar uk po na shopfin syt me kta Politikane Kurvash

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje