SPAK zbulon mashtrimin e dhëndrit të Berishës: I nxori zbuluar blloku i zi dhe kompjuteri i Studio Pustinës

19 Shtator 2024, 11:40Politika TEMA
SPAK zbulon mashtrimin e dhëndrit të Berishës: I nxori zbuluar

Në dosjen 500 faqe të SPAK zbulohet edhe mashtrimi me kontratën për blerjen e kompanisë Homeplan“ nga Jamarbër Malltezi e 35 % dhe Xhimi Begeja me 25 %, ndërsa Fatmir Bektashi do t’i mbeteshin 40% të aksioneve.

Kontrata pretendohet se është nënshkruar më 23.01.2014 por u regjistrua në QKB më 21.12.2018. Vetë Argita Malltezi ka pretenduar në shumë emisione televizive se ajo që vlen është data e nënshkrimit tek kontrata e shitjes ndërkohë që regjistrimi në QKB është bërë shumë më vonë pasi nuk ishte e detyrueshme por thjesht një shkelje administrative.

Pikërisht mbi bazën e datës së nënshkrimit të kësaj kontrate Jamarbër Malltezi ka arkëtuar nga Homeplan miliona euro divident sikur ka qenë ortak që nga viti 2014.

Por në fakt SPAK ka zbuluar se kemi të bëjmë me një mashtrim. Dokumenti i kontratës në fakt është shkruar dhe nënshkruar më 21 shtator 2018 edhe pse me një datë 4 vite të mëhershme.

Vendosja e muajit janar 2014 si kohë e realizimit të kësaj shitje (aksioneve), nga tërësia e provave të administruara rezulton se tregon një kohë të rreme‘ shkruan SPAK në dosjen e tij.

Ku bazohet SPAK?

SPAK e bazon akuzën mbi sekuestrimin dhe akt ekspertimin e kompjuterit të gjetur në studion "Pustina“ dhe në bllokun e zi me ngjyrë të zezë të sekuestruar tek kjo Studio me mbishkrimin "2018"

Nga akt ekspertimi i hard drive-it ka rezultuar se kontrata e shitjes së ‚Homeplan‘ i është krijuar dhe printuar pikërisht në datën 21 shtator 2018 , nga studio Pustina, e cila përgatiste kontrata të ndryshme apo akte në funksion të aktivitetit të zhvillimit të ndërtimeve por edhe të shoqërisë Homeplan sh.p.k.

Nga kqyrja e aktit të ekspertimit të hard drive-it të jashtëm të gjendur në studion e Pustina, rezulton i ruajtur dokumenti "Praktika e shitjes së pjesmarrjes” ku gjendet vendimi i ortakut dhe kontrata e shitjes. Ky dokument rezulton të jetë krijuar më datë 21.09.2018 me autor Laura dhe të jetë printuar po më datë 21.09.2018, shkruhet në dosjen e SPAK.

Laura Pustina është noterja e familjes, motra e financieres Andia Pustina tashme marrë si pandehur për pastrim parash

Po kështu SPAK thotë se ndër vite janë bërë përpjekje për të justifikuar dhëndrin e Sali Berishës dhe ortakun Xhimi Begeja në vjeljen e përfitimeve por nuk kishin gjetur ende një format të duhur. Dhe në fakt janë gjetur drafte të ndryshme me data të ndryshme të kontratës së shitjes.

Po nga ky ekspertim – shkruhet në dosjen e SPAK -, është gjendur i ruajtur dokumenti me datë krijimi 05.10.2017, datë printimi 06.10.2017 dhe date ruajtje për herë të fundit 23.10.2017 me autor dhe ruajtur për herë të fundit nga përdoruesi "Laura" dokumenti me emërtimin "Kontratë shitje Homeplan". Në këtë dokument në formatin Ëord, gjendet kontratë shitje e datës 20.02.2015 mes shitësit Fatmir Bektashi dhe blerësve Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja për shitjen e kuotave të kapitalit të shoqërisë.

"Pra në ndërthurje të gjithë situatës së sipërcituar, rezulton si edhe janë pasqyruar nëpër dokumenta të ndryshme, se janë bërë përpjekje ndër vite për të justifikuar shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja në vjeljen e përfitimeve nga shoqëria Homeplan sh.p.k. por deri në fund të vitit 2018 nuk ishte gjetur forma si do të bëhej ky prezantim‘ evidentohet në dosjen e SPAK
Edhe në shënimet e gjetura në bllokun e zi me ngjyrë të zezë, sekuestruar tek studio Pustina me mbishkrimin "2018" në faqen 20 janar 2018: "250 K Xh.B." dhe paraqitja e një skeme me tre rrathë‘

Po kështu dy muaj më pas në të njëjtën bllok është një tjetër shënim ku kërkohet të gjendet mundësia për largimin e Xhimi Begejës nga kjo marrëveshje dhe më pas ndarja e kuotave të bëhej 50 me 50 mes Malltezit dhe Bektashit

Në të njëjtin bllok konstatohet ndër të tjera shënimi i bërë më datë 02 mars 2018 si vijon:" Homeplan i ri. Të sistemohet bordi i A prej 250 000 lekë. Të shihet mundësia e largimit të Xh. Pas blerjes së kuotave nga A dhe të futet në ....(palexueshëm) A + F. 50+ 50".

Për më tepër, një fakt tjetër bindës që SPAK sjell në vëmendje është fakti se "Fatmir Bektashi ka shitur kuotat në vlerë të papërfillshme krahasuar me fitimet që shoqëria kishte akumuluar deri në vitin 2014 kur edhe pretendohet se janë bërë ortakë shtetasit Malltezi dhe Begeja' evidenton SPAK.

Vetë Xhimi Begeja, ortaku i Malltezit është marrë në pyetje 4  herë nga SPAK nga 2022 deri në shtator 2023 ku ka thënë se  nuk e mbante mend datën e saktë dhe kuotat e sakta që ka blerë dhe as nga kush I ka blerë

Në dëshminë e dhënë më 25 shtator 2023 Begeja ka thënë:  “Nuk më kujtohet sesa lekë kam futur  nga kursimet e mia por ishin gjëra të vogla"

I pyetur në lidhje me faktin se përse nuk rezulton bashkëortak me shoqërinë Homeplan që në fillimet e veta ka deklaruar

“Unë jam bashkë me Jamarbrin investitor të shoqërisë Homeplan pa qene e nevojshme të jemi ortakë të kësaj shoqërie. Në vijim kemi vlerësuar të futemi si bashkëortakë me Fatmir Bektashin në shoqërinë homeplan. Për këtë arsye kam blerë kuota në vitin 2014, nuk e di sa lekë kam blerë dhe nuk e di pse në QKB janë pasqyruar në vitin 2018. Andia Pustina ka qenë kryfinancierja e kësaj pune dhe të tre ne, pra unë, Jamarbri dhe Fatmiri I mbanim kontaktet me njëri tjetrin dhe me Andian”

Më 19 SPAK mori të pandehur Andia Pustinën duke e akuzuar për ‚pastrim parash‘ në dosjen e aferës së privatizimit të ish kompleksit “Partizani’ që u pasua më pas me ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri i ish kryeministrit. Si Sali Berisha dhe Jamabër Malltezi akuzohen për korrupsion pasiv. Dhëndri akuzohet dhe për pastrim parash së bashku dhe me ortakun Xhimi Begeja. (Shqiptarja.com)

22 Komente

  1. S
    Sateliti

    SPAKU nuk o lodh fare , te gjitha te dhenat ja ka pergatitur Sateliti qe rrotullohet pa pushim 24/24 ore 30/31 ne dit dhe 12/12 ne muaj

    Përgjigjjuni
    1. B
      Blendi

      E kuptoni cfare idotesie eshte kjo qe ka nxjerre SPAK? Nuk ka asnje rendesi se sa here mund ta kete shkruar noterja nje kontrate ne kompjuterin e saj dhe sa here e ka printuar e vetmja vlere ligjore eshte ajo qe SPAK nuk paska bere te pakten sipas shkrimit dhe kjo eshte EKSPERTIZA E KOHES SE KONTRATES SE NENSHKRUAR! Nese nuk e ka bere kete atehere i vetmi konkluzion eshte se SPAKUT nuk i intereson e verteta por manipulimi i saj.

      Përgjigjjuni
      1. d
        demokrataxhiu

        Ajo qe kuptoj une, eshte qe Xhimi ka blere por nuk e di se cfare, sa ka blere, e kujt ja ka blere. E pastaj... te shihet mundesia qe xh... ti futet gishti... nuk i duhej me Abit. Ti kete se ke kuptuar, as qe do e kuptosh. Abi nuk ka ditur te zgjedhe ato qe duhej t'i fshihnin gjurmet e vjedhjeve. Saliu po ha veten me dhembe per dhendrin IDIOT... me shume se sa per Zenin ne rastin e Gerdecit, kur i tha ilir metes... ky budallai im!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Klaus

          Kjo eshte e bukur, Xhimi Xh, as di cfare ka blere, as di cfare ka shitur, por di qe i mungojne nja 24 milion Euro, dhe ka bere kerkesen per kthimin e prones. Dmth Chimi kur do mban mend dhe di. Kur s’do s’mban mend dhe s’di. Dmth kur ti thon 15 vjet burg do ta mbaj mend.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Putin Gelboqja

            Po e di Blend idioti!

            Përgjigjjuni
          2. S
            Skapi

            Mjafton pergjigjia e xh per te kuptuar se eshte skeme e mirfillte mashtrimi. Kam bke po nuk di sa e nuk mbaj mend kur . Nje biznesmen investon kursime ne nje biznes e nuk di

            Përgjigjjuni
            1. f
              fjala ime

              Blendi, merru me ato problemet e tua se qelbesiren nuk e nxierr dot nga kanali ujrave te zeza, veçse bie dhe vete brenda si struci qe fut koken ne rere dhe i duket se po mbrohet, ndersa bythen perjashta ja shqyen dhelpera. Keshtu jeni bere dhe ju bajatet e Saliut. Nuk duhet ta keshe koken mbi shpatulla por ne bythe te flasesh keshtu si flete ti dhe ata shqiptare qe i shkojne mbrapa. Ngrijeni koken larte te shikoni !!

              Përgjigjjuni
          3. B
            Bënët Bëci-KM në hije.

            Pirdh Ymer pirdh , nuk lirohesh dot. Ste le muti qe te eshte bere beton ne te dy brimat qe ke nen bisht. Spo gjeni dot as ne faturat e marketit ushqimor...blloku I zi I Pustines eshte "gjetja" me e madhe !!! Mos !! Fletet e bllokut ishin kartmonedha 500 euroshe dhe kambiale te llogarive offshore ( te njejta me llogarite e Edvinit)...Pirdh o pështanjoz se ndryshe te hoqi Ramazoni nga borderoja, ti konfiskoi te gjitha dhe te syrgjynosi ne esfel te gomarit...

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zabiti

              Bënët Bëci ha .ut , ha , të djeg bytha kur lexon bëmat dhe hajdutlliqet e familjes mafioze Berisha . Në burg ka për të ngordhur .

              Përgjigjjuni
              1. P
                Përbindëshi i shpellës sali

                Ore një gjë nuk kuptoj unë,këta vjedhin e kanë vila kudo nëpër Europë,dhe trushplarët e Saliut ju vjen keq dhe janë gati të japin edhe jetën për këtë familje përbindësh. Edhe enveristët u zbutën kurse këto kafshët e Saliut nuk po mbushin

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bënët Bëci-KM në hije.

                  Trushpëlaret e Edvinit ju djeg suma e kuqe ... o graqirë po Vini I Netës thote pergjegjesia eshte personale, dhe ai sdi gje se kush ha molle e dardha, ai smban pergjegjesi. Mire o moterqira sumekuqe. Po chyn atehere Saliu se Pustina ka bllok te zi me haiku shvejkjanë? A ju qifte Peshtani ne bythe ju zorzopet e PPSh..

                  Përgjigjjuni
              2. Analist

                Te lumte SPAk.Te lumte Rams.Mbi te gjitha te lumte Amerike.Zberthjini te gjithe kushdo qe te jete.Meruni Pasurite shitini se mos mbetet ndonje lek per pensionistet e shkret.Ishalla o perendi Xhanit.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arbeni

                  Ky që ka shkruajtur më sipër është koqelëpirës i Krenari’s she originality sali galena.U shiftë kjo farë bastardësh që i shkojnë posht pallatit monstrës sali karaxhiçi!

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Barmash

                    5-15 vjet burg e ka pastrimi parave. Po pranoi Andia te bej 10 vjet burg me gjykim te shkurtuar, dhe po i mbajti dot, mund ti shpetoj te tjeret. Por pak gjasa ka se eshte ne bashkpunim. Nuk i ka bere per interes te saj, dhe nuk ka perfituar nga produktet e vepres penale. Keshtu qe me lehte e ka te kthehet te kthehet ne pentito. The game is end!

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Latif Dreqi

                      me siguri mafiozi Bollino me ate gruan e vet si surrat zhapiku e di mire kete..

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Davidi

                        Laura Pustina eshte gruaja e ish drejtorit te Rrugeve Andi Toma, i arrestuar per korrupsion.

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Celulari

                          Ku jane dhe florinjte e fshehur te S Berisha. Ne nje emision tv ky dinte dhe ndiqte kursin e floririt. Ku i ka fshehur ne toke apo ne ofshore?

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sheqeri

                            Nje gje eshte e sigurte. Saliu do kalbet ne arrest edhe per zgjedhjet e 2029 dhe PD do kalbet ne opozite deri ne 2100

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kompleksi Gardinio.

                              O zot sa e poshtër dhe shpirt kazëm është kjo Laura Pustina. Mafje e gjallë hajdutësh. Kontrollojeni mirë dhe sekuestronja pasurinë bushtërs. Sa paran e ka zhvatur tek zyrat e Tan Dulakut. Mjer kush ka blere shtëpi tek këta mafjoz. Sa herë shkonim të interesoheshim për hipoteken e shtëpise na noterizonin nje leter duke na zhvatur 150 mijë lek ne vitin 2010 behet fjala. Të njejtën kontratë blerje na e kanë noterizuar mbi 10 here. Vetëm I ndërronin datën. Janë shumë të lig, me besoni se kam hequr të zezën e ullirit me ta. Janë mfjoz

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Puta

                                Fuck bastardit komunist Serbomalazez..

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Real

                                  Ketu duket se ky eshte jo Spak, por Skapi i Partise. Na nxjerr hetime te bera per vitin 2018 per Berishen kur ai eshte larguar nga pushteti qysh ne 2013, kurse vjedhjet e ripjelljes qe eshte ne pushtet i arkivon

                                  Përgjigjjuni
                                  1. 0
                                    0

                                    Nuk bie rrufeja të kjo hale e madhe

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje