Pas KQZ edhe Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

19 Shtator 2024, 11:23Politika TEMA
Pas KQZ edhe Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i

Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi është marrë një ditë më parë, 18 shtator, nga gjyqtari Artan Çirraga.


Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës.

Tavo tashmë pritet të betohet në Këshillin Bashkiak për të marrë detyrën, pasi mandati u konfirmua edhe nga KQZ më 12 shtator. 

Si KAS ashtu edhe Kolegji Zgjedhor, certifikuan zgjedhjet në Himarë, duke vlerësuar se rezultati është i pakontestueshëm, pasi nuk është konstatuar asnjë shkelje që do të ndryshonte rezultatin zgjedhor. 

Zgjedhjet në Himarë u përsëritën më 4 gusht, pasi mandati i Belerit u shpall pavlefshëm për shkak të dënimit nga Apeli i GJKKO me 2 vite burg për blerje votash.

Tavo, kandidati i socialistëve fitoi me një diferencë prej 1477 votash kundrejt rivalit opozitar Petro Gjikuria.

1 Komente

  1. B
    Buleri

    Ore mos beni te tilla gabime te mos pyesni Bolerin …se do ta bej ceshtje ne PE ai eshte nga Prononati ai , pastaj po Janullaton e peytet ?? O Vangjelis Daulles ? Po keta mect e Janulles ca dylbere , ca moracak e korak , ca pamuker e Detar , ca lamash bythqire lulishtesh, Kostandinen e pyetet ore ju te komisionit ?? Se ka dhe ajo fjele ketu te ne …eshte ambasadore ajo , ste fal ….te gjithe keta te hane karin e te len pa gje ….ptuuuuu plera

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje