Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani, kreu i grupit parlamentar të PS-së: Do t’i mungojë politikës shqiptare

19 Shtator 2024, 11:55Politika TEMA
Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani, kreu i grupit parlamentar të

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka përcjellë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani. Peleshi u shpreh se i ndjeri ishte një qytetar dhe politikan shembullor.

"Ikja në një moshë kaq të re, është gjithmonë e dhimbshme për këdo, edhe për njerëz që i njeh apo nuk i njeh, për më tepër që këtu bëhet fjalë për një djalë të mirë, të shkëlqyer, të Tiranës dhe Shqipërisë, një politikan model, por mbi të gjitha një bashkëshort i mirë dhe një qytetar shembullor.

Kështu që dhimbja shumëfishohet, kështu që dua ti bashkohem të gjithë ngushëllimeve e dhimbjes që gjithkush e ndjen sot, edhe dhimbjen e kolegëve tanë të grupit të deputetëve të PS që janë sot këtu për të përcjellë mikun e tyre, kolegun e tyre, një njeri me kaq shumë vlera, që do ti mungojë padyshim, miqve, familjes por edhe politikës shqiptare sepse përfaqësonte një standard për të mos u humbur, por për t’u ndjekur. Kjo është jeta dhe mbase këto momente duhet të na bëjnë më të mirë", tha Peleshi.

 

 

4 Komente

  1. Q
    Qytetari jo dicidal

    Eshte dhimbje e madhe per familjen dhe shoqerine. Lotet e Damjan Gjiknurit,tregojne se bindja e ndryshme politike ,nuk mohon dhembshurine per shokun,per mikun. Sa e dhimshme ishte fjala e Gazmend Bardhit,gjate komunikimit per vdekjen e Gert Bogdanit. Cilsimi ne ate moment, se eshte larguar nga jeta shoku yne, por sidomos kur shqiptoi " Shoku yne i ketij krahu" dmth i te djathteve ishte nje cinizem,ishte nje politikberje me jeten e gerti bogdanit. Mirpo Kryetarja Spiropali tha : Shoku YNE. Duke i shprhur ngushellime familjes per kete humbje te madhe po te them , o Gazmend Bardhi : Je shume i ulet si njeri! Do vendosje emrin tim real,por nuk merem me ty, shpirt katran.

    Përgjigjjuni
    1. c
      cingijet e teqes

      Fjale te sterkonsumuara, qe dalin nga qenie te sterkonsumuara si pe-leshi, ne oborrin e bojaxhiut.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlonjati

        Po pse o çingije , çfarë fjalë të tjera thuhen në këto raste ?

        Përgjigjjuni
      2. d
        deputeti

        Asnje surrat politikani ,te djathte apo te majte, nuk perafrohet me ate te Gerti Bogdanit. Politika jone i largon keta persona pozitive, mban hajdutet dhe bashkepunetoret e krimit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje