Njësoj si me videon e 21 janarit, edhe tani shumë pak gazetarë po guxojnë të publikojnë dosjen e SPAK për Sali Berishën dhe familjen!

19 Shtator 2024, 12:23Politika TEMA
Njësoj si me videon e 21 janarit, edhe tani shumë pak gazetarë po

Me 21 janar 2011 dukej një mister i madh. Si ka mundësi që vetëm nje televizion kishte pamjet që vërtetonin vrasjen e demonstruesve nga ushtarët e Gardës të Sali Berishës? Por, duke parë sot se çfarë po ndodh në gazetarinë shqiptare me analizimin e fakteve në dosjen voluminoze prej 500 faqesh të SPAK për korrupsionin dhe pastrimin e parave në familjen e politikanit Sali Berisha, qartësohet si dielli pas shiut edhe çka ndodhi me 21 janar 2011 me kasetën e filmimeve të momentit  kur Garda e Republikës qëllonte mbi protestues duke vrarë 4 prej tyre. Pse ajo kasetë me prova flagrante u transmetua në mbrëmje vonë dhe nga një televizion i vëtëm? Atë kasetë, ato filmime, ashtu siç u tha atëherë, në të vërtetë e kishin të gjithë mediat, por vetëm News24 i drejtuar nga Carlo Bollino e transmetoi. Dhe këtu lind urrejtja dhe hakmarrja patologjike e Sali Berishës për këtë gazetar që nuk e vendos dot nën urdhëra, nën kontroll, nën intimidim si shumicën.


Edhe sot, dosjen prej 500 faqesh e kanë në duar të gjithë mediat (si pamjet filmike 13 vite më parë që ''u harruan'' nëpër xhepat e shumë gazetarëve dhe sirtarët e botuesve), të gjithë e kanë lexuar, por edhe pse jemi vendi me shumë media në Europë për frymë të popullsisë, Report TV, Gazeta Tema e pak media të tjera po merren me të.

Të parët që kanë kyçur gojën janë mediat pranë familjes Berisha, të cilat, duket se qenkan vërtetë shumë. Ata kanë transmetuar vëtëm ato 4-5 faqe të shprendara nga vetë të pandehurit për të përgënjeshtrur akuzat. Dhe kaq! Por është zhdukur nga horizonti mediatik edhe ushtria e ''gazetarëve investigativë''. Tani që nuk duhet të referojnë më thashetheme të mbledhura nëpër kafene apo në paradhomat e partisë, heshtin pasi jo vetëm shumica e tyre nuk janë profesionalisht të aftë të lexojnë dokumentat, por nuk kanë kurajo (apo leje) për të nxierrë ato prova që dëmtojnë Sali Berishën. Kulmin e pamë nga më i madhi influencer e showmen i debateve dhe analizave ''investigative'' të mbrëmjes, i cili, vetëm e vetëm për të mos u marr me Dosjen e Berishës, fshihet përnatë në zbulimin e tuneleve të Porto Palermos, apo në faturat e turizmit veror që na la pas! I njëjti influencer e showmen që mbrëmjen e 21 janarit 2011, kur 4 shqiptarë të pafajshëm u vranë, shqetësohej të tregonte me urgjencë (dhe pa prova) se ishin vrarë me njëri-tjetrin me çadra pistoleta a të tjera makinacione që ja sygjeronte Sali Berisha.

Jo vetëm që këto media dhe analistë nuk flasin për faktet që Spak ka renditur në Dosjen voluminoze për Sali Berishën, por shajnë, ashtu si dhe lideri i tyre, cilindo gazetar tjetër që mbi këtë dosje flet dhe komenton në respekt të së vërtetës, dhe ligjit.

Dje Sali Berisha që nga arresti shtëpiak mban jo vetëm fjalim të përditshëm, por tani edhe konferenca për shtyp, me një shembull të paparë ne cilindo vend të shkeljes së rregullave të kodit penal dhe vendimit të gjykatës, kërcënoi ata gazetarë që flasin për dosjen dhe që sipas tij jane ''peng'' i ''organizatës kriminale'' të SPAK. Gjithë të tjerët janë paralajmëruar: Para se të flisni për dosje, konsultohuni me mua apo me dhëndrin! Mesazhi ishte i qartë: kujdes se po ju fus edhe ju në listën e zezë. Ky është dhe ka qenë përherë koncepti i tij për demokracinë dhe median e lirë!/ Shqiptarja.com

16 Komente

  1. P
    Patrioti

    Sepse jua ka fut turinjtë ne oturaku e vet loku.si puna e Andi Bushatit me kompani

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mire thote Rama --- kazani i corbes ruse

      Kazani popull kazani qe e financon Rusia. Cdo haje kazani kur te ngordhe nongrata?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Gazetaret nuk guxojne se kete pune e di Edi Rama, a nuk na premtoi qe Sali Berisha do dilte ne pension nje dekade me pare dhe ata nuk jane shume larg rekordeve te njeri tjetrit....lol

        Përgjigjjuni
      2. N
        Na zhdukni Jul Dedën nga fiksi

        Nga kush prisni?nga top qenefi me Grida sumën që është gati të bëj Karakiri për kriminelin Sali e salianjlopçarin,apo pret nga buzfryra Sonila,apo Eni Vasili me Lubonjën Bushatin e lukunija e qim Pekës me Shkullaku e kamikazët e Aleksandër çipës

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkërdheni

          Këta quhen, Shkullak,Bushat,Peka me në krye Favziun. Të gjithë këta nuk dinë ku të çojnë lekët se i bekon janullatosi me Berishë halenë. Këta na japin porranjat me në krye të (ndershmin) flori

          Përgjigjjuni
          1. M
            Makiaveli

            Po pse ankohesh kot? A ke ajken e gazetarisë hulumtuese si Hydajet (Hidajet Beqiri, Meçe, Tak Ngjela Kol Kyçi Muhamed Veliu Lenc Vangjeli etj) Vetëm Beqiri dhe Meçe janë sa për 100 si këta të Saliut

            Përgjigjjuni
          2. H
            Hateme Fejzo

            E thjeshtë fare kjo punë, mbasi ose do ti vrasë direkt ose indirekt, ose ndonjë bar miu, në ndonjë gilxhan kafeje, ose aksident automobilistik, ose ikje në drejtim të paditur…. Për këtë, Sali Berisha, ka dhënë prova që e mban fjalën,, Remzi Hoxha, Sokol Olldashi, dhe nuk është pa gjë edhe kjo e Gert Bogdanit….. Shpresojmë se këtë herë, drejtësia e ka seriozisht me të pandehurin Sali Berisha.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionisti i Porcelanit

              Nuk eshte e lehte te perballesh me agjenturen e fshehte serbo-greko-ruse ne Shqiperi, e kryesuar nga birir dhe dhenderri i Serbise, kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Sheqere Vuk Berisha.

              Përgjigjjuni
              1. E
                ENTSOE

                Aleksander Cipa, Copa, gazetari I lire I faniljes Berisha, i shitur dhe I blere ne tregon e felliqsirave te Media's te korrupsionit dhe Krimit ne Shqiperi!! Kryetari I bandes SE Media's kriminele!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alex

                  Cila medje ???? Ata qe paguhen nga sherbimet greke.?????? Do flasi kunder beros….

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Makiaveli

                    Klodiana Lala dhe Tan Hoxha flasim çdo natë por ju nuk e publikoni se keni urdhër nga lart se flasin edhe për 5D dhe lali fikun

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Real

                      U desh qe Berisha te dilte ne penxhere dhe te ju bertiste qe gjthe trimat e kesaj fletushke qe quhen gazetaruc e te kazanit te kthehen ne kotec dhe te pushojne kakarisjet.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Média kazan si Topi , Klani , kapterit ,Zeni

                        Kush gazetar ? ata qe i sherbejne do publikojne dosjen , mendoni se sekretari rinise komuniste Fevziu do publikoje dosjen , kur dosja si spiun i sigurimit eshte te Berrisha . Kush do ta publikoje Erla Mehilli apo Grida Duma , Peka apo Krasta , Bushati apo Ylli Rakipi, Lubonja apo Eni Vassili keta jane te gjithe te paguar nga familja kriminale Berrisha si mundet keta te botojne dosjen kur paguhen nga vete Berrisha. Kush kazane e mer guximin te publikoje dosjen Sandri Klanit apo kurrvat e Topit kazanin Zenit apo i kapterit . Nese nuk ngrihet populli ne nje révolte kunder médias de kapur nga familja kriminale Berrisha do ti keni çdo mbremje ne kazanet televizive por me nje ndryshimin do keni nje tjeter Berrishe vajza e tije ish dashnore Bashes shemtita Gida .

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          BU XH ,XHI BU

                          SPAKU po punon dhe vazhdon ti cjerre maska e dyllosur te nxire si katran zifti te Sali Berishes e se bashku me te e gjithe familja e zhytur ne kete pisllik fekalesh deri ne fyte .Keto prej vitesh populli i ka ditur ,ka folur per kete figure me kohe por sot kemi fakte e dokumenta te nxjerra nga sirtaret te fshehura e te gatuara po nga duar te pista te kesaj kaste te degjeneruar, ku kane perfituar edhe te tjere te korruptuar nga mjeshtri Sali i regjur nga sistemi i komunizmit nga ku u rrit edukuar, atje te byroja politike e partise punes te Enver Hoxhes i brumosur nga agjenturat ruso,serbe e greke. Dosjet po zbardhen cdo ditenga SPAKU dhe keto palo drejtus emisionesh si Ylli Rakipi,Fejziu,Shullaku,Bushati,Peka,Sonila,Vasili ,Mhilli, Gridarja , Lubonja dhe shume hale te tjara jane zhytur ne llumin e Sali Berishes duke marre pagesa te majme e shpesh te paguar edhe nga krimi ne forma te ndryshme. Spaku te mos ndalet e te hetoje e te ndjeki pasurin e jeten lluksoze te bejne keta pala burre te medjave shikoni se cdo te shikoni se sa pasuri kane grumbulluar prandaj nuk flasin dhe i dalin ne mbrojtje plakut Mero. I ka korruptuar dhe ky sistem eshte ngritur po me njerez te tille.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pllum luzi durrës

                            Kta plera analist kan nje jet qē llapin si qen per nat dhe mbrojn sali kriminelin ate plak zagar dhe dhojn zoti berisha,vetem zotni nuk esht ai njeri si mund ti thuhet zotni asaj kafshe qe nuk ka kalem që te shkruaj bemat e tij kto 30 vjet! Ajo kafsh duhet denuar 100 vjet burg dhe e ka pak.pllum luzi.

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              ppa

                              Interesant eshte fakti qe ne kete "tufe" mediash eshte edhe S.Balla shoqeruar nga S. Minxhozi...keto dite kane gjetur pune per disa dite , te merren me ceshtjen Kushtetuesja dhe PS per mandatin e O. Xhackes; me aq teprime sa bejne edhe specialistin konstitucional; duket se S.Balla gjate udhetimit 1 mujor ne kontinentin amerikan, ka studiuar edhe Kushtetuten amerikane.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje