Jep dorëheqjen anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska 

19 Shtator 2024, 17:01Politika TEMA
Jep dorëheqjen anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska 

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska raportohet se ka dhënë papritur dorëheqjen nga posti.

Ajo është një nga nëntë e Gjykatës Kushtetuese që e mori postin pesë vite më parë, në 2019, kur u betua te presidenti i kohës, Ilir Meta.

Toska i ka paraqitur dorëheqjen kryetares së Kushtetueses, Holta Zaçaj dhe ka sqaruar se motivacioni lidhet me arsye personale të saj.

Me largimin e Toskës, Gjykata Kushtetuese mbetet me 8 anëtarë nga 9 që duhet të ketë në organikë për të funksionuar normalisht.

Kush është Elsa Toska

Dr. Elsa Toska ka lindur më 05.06.1976 në Kavajë. Ajo është diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2005 ka marrë titullin "Master" në Studime Europiane në Rektoratin e Tiranës, ndërsa në vitin 2012 gradën shkencore "Doktore e shkencave juridike" në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitet 2000-2006 ka punuar si ndihmëskomisionere/eksperte ligjore pranë institucionit të Avokatit të Popullit dhe në vitet 2006-2007 ka ushtruar profesionin e avokatit.

Gjatë periudhës 2007-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Prej vitit 2005 e në vazhdim është lektore e së Drejtës Administrative dhe Kushtetuese në universitete të ndryshme, si dhe trajnere e të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit. Që nga viti 2010, është përfshirë si konsulente ligjore e jashtme në një sërë projektesh të organizmave ndërkombëtare, të lidhura me të drejtat e njeriut dhe gjyqësorin.

Elsa Toska ka qenë pjesë e ekspertëve në 3 grupe pune gjatë Reformës në Drejtësi, përkatësisht për Amendimet Kushtetuese, Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe hartimin e projektligjit për Presidentin e Republikës. Është autore e disa publikimeve shkencore në formë manualesh apo monografish, ku mund të veçohet monografia "Mbi kontrollin kushtetues të veprimtarisë administrative, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese", si dhe bashkë-autore e librit "Kontrolli mbi administratën publike", 2013, tekst akademik i miratuar nga Departamenti i së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Tiranë.

Prej vitit 2017, Elsa Toska është eksperte e trajnimit vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës. Është autore e disa artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit për çështje të drejtësisë kushtetuese. Në muajin nëntor të vitit 2019, Toska është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

21 Komente

  1. K
    Kavaja

    Juriste me integritet. Me dorëheqjen e saj dinjitoze Elsa Toska I tregoi rrugën ndonjë tjetre që as quhej të ishte aty...

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tani

      Per ke e ke fjalen ?? Per dashnoren e Alibeajt apo per idjoten e Andi Bejtjes ?? Ato jane vene enkas atje , per te prishur pune ….dhe per te shkuar drejtesia ashtu sic e kane organizuar te gjithe bashke ….majtas dhe djathtas ….se te ishte qe nuk e donin do behej nami dhe nuk do ti zgjidhnin ….jane te organizuara gjerat shoku …..dhe jane te organizuara bukur , mbae mend nga mua kete …asnje nuk ka per tu denuar …asnje , kush pret se Saliu ose Meta dhe ndoshta ndonje tjeter do dergohen perballe gjykates , pret kot ….skan shanc kurre qe ata te denohen …..drejtesia e re u krijua per ketej e tutje ….cu be u be kush vodhi e u pasurua padrejtesisht u psurua ….kete duhet ta gelltisin te gjithe ….sa me shpejt aq me mire ….jane te organizuar bukur qe dhe investimin ta marin gratis nga Shtetet e Bashkuara dhe BE ja , dhe hirin syve tua hedhin atyre ….asgje nuk eshte e rastit dhe e castit ….nejse

      Përgjigjjuni
      1. K
        Këshilltari

        Me dinjitet dhe histori ROZË në ambjentet e punës ahahhahah

        Përgjigjjuni
      2. D
        DinPak

        Keni shkruar gjith'ato te dhena dhe nuk jepni ate kryesoren: Me ke eshte, me Edin apo Saliun?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tom

          Normalish nuk mund te jesh anetar GJ.K pa qene asnje dite gjyqtar me I ulet. Kjo nuk ndodh ne bote as ne Afrike.

          Përgjigjjuni
          1. l
            lIKU

            PO AS aFRIKE NK JEMI OR TAJ....

            Përgjigjjuni
          2. D
            Demokliti

            BRAVO E MADHE ELSA TOSKA!!! Ne ate cmendine qe eshte katandisur ajo gjykate, me te droguara dhe prostituta, beje dhe bere diferencen. Super zonje, profesioniste. Te vafte mbare kudoqofsh.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Populli

              Mese e vertete! Drejton hajdutja dhe prostituta politike dhe jopolitike, dhe iken Elsa!!!! Sa trishtim!!!!

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eraldi

                Pyete ate Karamuçon se ai e di pse iku

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sara

                fiks

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nardi

                  Ashtu sic e thua eshte profesioniste per tu mare shembull ….. i ben presion gjigant plerat mafioze te largohej dhe “ njeriu “ nuk duroj dot trysnine e mafiozeve politikan , mblodhi plackat e saj dhe iku …..atje ku do kish nje fund te hidhur me mire iku e ndershme ….

                  Përgjigjjuni
                2. i
                  ilirjan

                  Sipas Karamucos nje gjyqtar do jepte doreheqjen sepse i jane gjetur mesazhe te komprpmentuara e uroj mos te jete kjo zone

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tit Vasili

                    Saliu ja mbushi thesin , tani do jete ndonje laraske e Argites , saliu do dale i pafajshem , do padise shtetin dhe do marri miliona dollar shperblim se i kane nxire moralin , pra prape do paguajm per sheqeren , bile edhe kure te vdesin kush e di se cfare ka kurdisur sheqerja

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Taras Bulba

                      Po cdo gje ben vaki , edhe mundet ....dy gjera jane , se nuk shkeputesh kollaj nga paga kaq e madhe sot ne Shqiperi ...dhe pjestare e Gjyketes Kushtetuese , gjykate qe do kundershtosh kryeministrine , parlamentin , presidenti dhe kedo tjeter qe do te perparoj per interesa qe nuk perpuqen me Kushtetuten dhe interesat e Vendit ...kjo per rendesinme qe ka Gjykata dhe gjyqteret .....tani vim te rasti ne fjal ....dy versione jane .....ose gjyqterje ne fjale eshte shume e pasur dhe nuk ka nevoj per rogen e majme , ose i eshte bere presion se ndoshta prish pune ....version tjeter nuk ka ...po te ishte e pasur , nuk do ta merte mundimin te kalonte komision pas komisioni dhe te binte dakorte per vakancen ....mbetet rasti i fundit qe asaj i eshte bere presion ...me sa duket duan te behet balancimi i gjyqtereve qe jane te paster dhe atyre zhapulare , se dy plera dihen boterisht se crol luajn ....do ta kuptojme menjehere kur te plotesohet vakanca , atje do duket se perse u dorhoq gjykatesja ne fjal ....

                      Përgjigjjuni
                    2. .
                      .

                      E bllokuan edhe gjykaten kushtetuese keto tani. Don't touch my Olta.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Franci

                        Dy jane ne dispozicion te mafies se politikes shqiptere do ven dhe nje ne vend te saj dhe kaq ishte ….3 jane boll te prishin pune …..na rofte drejtesia e re e paguar dhe investuar ne miliona dhe me paga stratosferike si pordhalacet e SPAKut ashtu dhe te BKH te njeten gje dhe keta te Gjykates Kushtetuese …pret shqipomendej lehti te vendoset drejtesia ne nivelin e duhur ….shqipooooo jane te gjithe njesoj shqipooooo etiketa ndryshon , ne thelb jane te te gjithe njesoj …… Po mar vetem dy shembuj …..cfare e pengon zyren e Interpolit ne Shqiperi te leshoj urdher arestin per Ahmetajn dhe per dallkaukun ish prokurorin e pergjithsem Llalla ???? Kur leshohet urdher aresti nga interpoli nuk funksionon kerkimi i azilit politik ….ligji nr 1 …perpara se te te japin karten e azilantit politik eshte b bere kontrolli qe ti si person nuk ndiqesh penalisht nga shteti ku ke prejardhjen ….vetem kaq kuptohet fare qarte se te gjithe jane bashke dhe nuk duan gjullurdi dhe destabilizim ……Rama do ese perpara , kurse lamashet e tjere te PD se do konsumoj e gjen e vjedhur pa iu hyre gjemb ne kemb …kaq e thjeshte eshte ……tremben frikacaket e SPAKut , nga mbrapa jane Shtetet e Bashkuara ata akoma bejn sikur duan te coj e ceshtjet ne drejtesi ….plera , mashtrusa , hajdute , keto jane epitetet qe duhet te kene politikanet shqiptare …

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sufllaqja me qepe

                          Gjykate kushtetuese i thënçin

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            XXL

                            Pallati 176 …….Elsaaaa, trego kush te detyroj te japesh doreheqjen “vullnetarisht”, te gjithe besojne se nga pas qendron dy metroshi Edvin Kerstaq Rama. Ku dreqin i je bere pengese dhe i ke shkelur ne kallo.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              ana

                              E sigurte qe kete radhe vendi bosh i takon ANDI BEJTES. No coment

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Salkari

                                Po Andi cte bej ne Gjykaten Kushtetuese ?? Te mari letrat dhe dosjet e ti coj sa andej e ketej ??

                                Përgjigjjuni
                              2. T
                                Titvasil shkollëshumi

                                @Salicar! Ta thom ù. T'ia shtrojë me raki! E njeh apo nuk e njeh ti Andi Bejten?

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje