VIDEO/ Një minutë heshtje për Gerti Bogdanin në Kuvend, deputetët demokratë largohen nga salla pas nderimit

19 Shtator 2024, 17:19Politika TEMA
VIDEO/ Një minutë heshtje për Gerti Bogdanin në Kuvend,

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ka nisur me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Pas nderimit të kolegut të tyre, deputetët demokratë janë larguar nga salla në respekt të vendimit të bërë publik që një ditë më parë, pasi ditën e sotme e shpallën ditë zie, në nder të tij.

Demokratët njoftuan se të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë vendin do të anulohen.

Ndërkohë mazhoranca ka vijuar me rendin e ditës.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, u nda dje nga jeta tragjikisht në moshën 44 vjeçare pas një ataku kardiak.

Lini një Përgjigje