Ngjarja tragjike që ndodhi pak ditë më parë në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi u vetëmbyt bashkë me 3 fëmijët e mitur në lumin Buna, tronditi mbarë opinionin publik.
Valentina Arrazi, kunata e Almës është personi i fundit që ka parë 39-vjecaren dhe fëmijët e saj para se të ndërmerrte aktin ekstrem.
Valentina Arrazi është paraqitur në prokurorinë e Shkodrës sot në orën 09:55.
Ajo është thirrur sërish nga prokurori Ledion Tema për të dëshmuar mbi takimin e fundit me Alma Arrazin dhe 3 fëmijët.
Prokuroria dyshon në vërtetësinë e dëshmisë se dhënë herën e parë nga kunata prandaj është thirrur për herë të dytë. Valentina Arrazi, u paraqit në prokurori e shoqëruar nga familjaret e familjes Arrazi.
U vetëmbyt është i saktë si term, por fëmijët janë vrarë. Mjaft me lojëra fjalësh. Është si është, nuk keni pse e zbukuroni.
Kane kaluar 13 dite nga zbulimi prej policise i kesaj tragjedie,duke vijuar informimin publik me termin u vetmbyt !!!!!!!!! Ende nuk eshte provuar vetflijimi. Personalisht kam bindjen qe jane vrare e me pas jane hedhur ne lume. Nje nene e perkushtuar me stoicizem si Alma Bushati ,qe per ata femije kishte duruar te padurushmen,,,,,nuk do t'i lendonte e jo t'u merrte jeten. Policia dhe hetimi duhet te jene me serioze ne informimin e besushem per njerzit.Ceshtja eshte ekstremisht sensitive per publikun.
Nese i ka mbytur femijet eshte vrasese.