
Ministri i Brendshëm Taulant Balla e konsideron tepër të rëndë vrasjen e policisë në Fier.
Në një prononcim për mediat në ambientet e jashtme të institucionit që drejton, Balla i ka bërë thirrje autorit të dorëzohet, ndërsa nga policia kërkon arrestimin sa më shpejt të tij.
“Të dyja ngjarjet pothuajse janë zbardhur. Në rastin e dytë, kemi një krim në familje, ndërsa në rastin e Fierit bëhet fjalë siç jam informuar deri tani nga drejtuesit e policisë që janë në territor, dua që të shpreh në këtë rast dhimbjen që ndjej për humbjen e jetës së një punonjësi policie dhe po ashtu të nxis Policinë e Shtetit, drejtuesit e Policisë së Shtetit që të bëjnë gjithçka për arrestimin një orë e më parë të autorit dhe e them shpesh që duhet të bëjmë gjithçcka që në këtë vend të ngulitet mirë në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngresh dorën ndaj një punonësi police e më rëndë se kaq të përdorësh armën.
Nuk dua të hyj në interpretimin e informacioneve paraprake, ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje por gjithsesi përgjegjësia e parë që bie mbi Policinë e Shtetit është pjesa që lidhet me identifikmin e menjëhershëm të autorëve. Kam besim që Forca Kombëtare e Sigurisë, forca RENEA dhe gjithë forcat e Policisë së Shtetit të konkludojnë dhe këtu dua t’i bëj thirrje familjarëve dhe vetë personit mbi të cilin rëndon akuza, të dorëzohet”, u shpreh ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Efektivi i forcës “Shqiponja” në Fier, Novruz Cenalia 28 vjeç, u vra me një plumb në kokë në fshatin Baltëz mesditën e sotme. Policia ka identifikuar si autor 23-vjeçarin Asllan Mërnica. Sipas policisë, krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të Asllan Mërnica. Sipas policisë, krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit mes të dyve se kush kishte të drejtën e kalimit në rrugë me makinë.
Autori është në arrati dhe po kërkohet në terren nga forca të shumta policore. Në vendngjarje ka shkuar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Njerez primitiv.. te frikshem.. pa 1% edukate.. kulture.. respekt etj.etj planifikojne te vrasin nje te pa'fajshem ne kulmin e jetes me plum ne koke.. per hakmarrje!?.. barbare..