Protesta e Rithemelimit dhe PL-së nesër para bashkisë, policia thirrje organizatorëve: Distancohuni nga dhuna

13 Maj 2024, 16:40Kronika TEMA
Protesta e Rithemelimit dhe PL-së nesër para bashkisë, policia

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marrë lejen për protestën e radhës që do të mbahet nesër në orën 10:00 pranë bashkisë së Tiranës.


Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se ditën e nesërme, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojnë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

"Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore por përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune", thuhet në njoftimin e policisë.

Prej javësh grupimi i Sali Berishës, Rithemelimi dhe Partia e Lirisë së bashku me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit protestojnë para bashkisë së Tiranës. 

Një mesazh që përsëritet gjatë këtyre protestave është lirimi i ish kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit prej 30 dhjetorit 2023, akuzohet për 'korrupsion' lidhur me aferën e privatizimti të ish kompleksit Partizani.  

 

4 Komente

  1. S
    Shkembi

    Keta qelbesirat e fithemelimit hane mut kot. Po te duan hajd te protestojme, te djegim e te dhjesim policine skandaloze te ketij vendi, qe ne te gjitha rastet pizicionohet kunder rendit dhe interesave te qytetareve, ne sherbim te verber te ketij shtetl te degjeneruar. Mos beni sikur jeni kunder. Je jeni plehra te te njejtes bajge.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Cojini nje autobot nga ato qe thithin/pastrojne gropat septike dhe sperkatini me levando qe tju largohet era e keqe.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Preshi I lushnjes

        keta salihistet dhe agushistet duhen qelluar me topa muti dhe bajga

        Përgjigjjuni
        1. H
          Huri ka dale nga xheneti

          O policia perse kjo lutje pse duan nje grup 30-40 apo 50 veta e te blokohet ter Tirana edhe kjo proteste nuk ka te beje me bashkine po me krimineli Sali . Policia te nderhyje edhe fort biles se na dashka Flamuti me ate kaken e Fariut apo Bibilushi i Munikes e Likes e te rrezikoje jeten e policise .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje