Personi që shihni në foto është Novruz Cenalia, efektivi 28-vjeçar i cili mbeti i vrarë me armë zjarri këtë të hënë në Fier.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Baltëz, teksa i riu Cenalia po shkonte për në punë. Ai ishte efektiv i repartit “Shqiponja” dhe ishte pjesë e policisë prej 3 vitesh.
Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje tragjike dyshohet të jetë Asllan Mërnica. Pasi e qëlloi për vdekje efektin ai u largua me makinë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht policia është në kërkim të tij.
Sa i përket motiveve, shkak për këtë vrasje dyshohet të jetë bërë gjakmarrja. Si autori dhe viktima ishin me origjinë nga Hasi dhe sipas burimeve te TV Klan, babai i viktimës dyshohet se 9 vjet më parë ka kryer një vrasje.
Megjithatë të gjitha këto janë të dhëna paraprake dhe do të jenë hetimet e policisë ato që do të hedhin dritë mbi këtë vrasje.
Eshte normale shkarkimi i menjehershem i Taulant Balles, i cili akoma vazhdon te drejtoje me strutturat kriminale te Kulucajt dhe Brecaneve: Edi Rama te rente damllaja e madhe, ku po e con kete vend o felliqesir e pandreqshme!
Po pse mo byth qir , ç’faj të ka Taulanti dhe Edi ?