Vrasja e policit në Fier: Edhe i ati punonjës policie, gjendet e braktisur makina e autorit

13 Maj 2024, 14:30Kronika TEMA
Vrasja e policit në Fier: Edhe i ati punonjës policie, gjendet e

Fieri u trondit këtë të hënë, pasi u ekzekutua me armë në mes të ditës efektivi i forcave speciale "Shqiponja" Novrus Cenalia.

Dy pista hetimi kryesore janë momentalisht pas vrasjes së policit 28 vjeçar.

E para ka të bëjë me një pistë hakmarrjeje. I ati i viktimës punon si polic në sallën operative në komisariatin e Fierit. Mësohet se disa vite më parë mendohet se ka kryer një vrasje dhe dyshohet se kjo ka lidhje me vrasjen.

Nuk përjashtohet as pista e vrasjes pas një sherri momental. Familja Cenalia është nga Hasi i Kukësit dhe jetonte në Fier.

Ndërsa mësohet se është gjetur e braktisur makina me të cilën u larguar autori i vrasjes së efektit të “Shqiponjave” në Fier. Automjeti i braktisur është gjetur në një lagje në Fier.

Burimet pohojnë se autroi i dyshuar është Asllan Mernica.

 

Lini një Përgjigje