Forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë në fushën e sigurisë, Balla pritet në Vjenë nga homologu i tij, Gerhard Karner

13 Maj 2024, 12:33Kronika TEMA
Forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë në

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot në Vjenë një takim me ministrin e Brendshëm të Austrisë, Gerhard Karner.


Gjatë takimit me homologun Karner, ministri Balla shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Policisë Alpine. 

“Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë, migracionit, luftën kundër kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme, mbrojtjes kundër zjarrit dhe shpëtimin.

Mirënjohës për mbështetjen në krijimin dhe forcimin e kapaciteteve të Policisë Alpine”, tha ministri Balla.

Lini një Përgjigje