Gaz Muça, historia e gangsterit të parë të Tiranës dhe vrasja nga Naim Zyberi me urdhër të Franc Konomit - Nga thyerja e depos së armëve në stadiumin e Barit te kërcënimi i Azem Hajdarit: Do të qeth tullë

13 Maj 2024, 10:42Kronika TEMA
Gaz Muça, historia e gangsterit të parë të Tiranës

Nga Ferdinand Dervishi

Shqiptarët e interesuar janë përballur me informacione tek-tuk të historisë së Gazmend Muçës, të fortit të Tiranës, i cili u bë i njohur menjëherë pas përmbysjes së sistemit komunist. Por cila është e vërteta, ku përfundon realiteti dhe nis legjenda?  

Drejtues i një grupi bashkëmoshatarësh të rrugës “Bardhyl”, fama e tij do të kapërcente kryeqytetin në gusht të vitit 1991, pas lajmeve që emetoi eksodi masiv në drejtim të brigjeve italiane.

Saktësisht fama do të vinte përmes rrëfimit gojë me gojë të disa episodeve të udhëtimit të Gaz Muçës dhe grupit të tij, me anijen “Vlora”, në drejtim të portit të Barit, në Itali, dhe sidomos pas ngjarjeve të dhunshme dhe rrëmujshme në stadiumin “Victoria” të këtij qyteti, që të gjitha të pasqyruara në televizionet kryesore italiane.

Në fillim të vitit 1992, kur Gazmend Muça ishte kthyer në Shqipëri, emri i tij, si një bandit që “vret e pret në Tiranë” do të përmendej në Parlament nga deputeti Azem Hajdari – një tjetër episod ky, që shtoi edhe më tepër shpejtësinë e ngritjes përqiell të famës.

Por kush ishte me të vërtetë Gazmend Muça?

A ishte ai një bandit apo kapobandë që vriste e priste përditë, apo gjithçka që perceptohej ishte e ekzagjeruar?

Si u mundësua që, në dy vite të vetme postdiktaturë, shqiptarët të përballeshin me një mikrokriminalitet në rritje të ethshme dhe krejt jashtë kontrollit?

Cilat ishin ngjarjet që do të thyenin ligjet e hekurta të kontrollit absolut policor të kohës së diktaturës?

Ekspertët e policisë së kësaj periudhë kohore janë të mendimit se thyerja e madhe do të ndodhte për shkak të mëkateve të politikës dhe sidomos pas vrasjeve të 4 prillit 1991 në Shkodër. Sipas tyre, pikërsht pas kësaj ngjarjeje autoriteti i policisë ra përtokë, ndërkohë që vendin e lënë bosh e mbushi me shpejtësi mikrokriminaliteti.

Gazmend Muça, i vitlindjes 1969, djali i një berberi me origjinë nga Kavaja, ishte bërë i famshëm mes bashkëmoshatarëve të vet të rrugës “Bardhyl”, qysh në vitin 1985, në moshën 16-vjeçare, pikësëpari për shkak të aftësive fizike.

Kjo sepse adoleshenti Gaz Muça i kishte injektuar vetes besimin e një njeriu fizikisht të pathyeshëm.

Ai duhet të dilte fitues me çdo kusht në ndeshjet e boksit tek e tek mes bashkëmoshatarëve. Edhe po të mundej, ai do vijonte ti ftonte të tjerët në duel derisa një ditë ti ulte në tokë. Më tej, të gjithë ata që rrihte, i bënte miq.

Atraksioni i parë i Gaz Muçës rrëfehet të kenë qenë pëllumbat. Në shtëpinë përdhese të prindërve, që gjendej diku mes zonës që quhet “Xhamlliku” dhe spitalit të fëmijëve, qëllonte që ai të kishte në pronësi edhe 300 pëllumba njëherësh.

Rregullat ishin të ashpra; “Ti s’mund të kesh pëllumba më të bukur se të mitë! Pëllumbat e tu, ose bëhen të mitë, ose do të shfarosen!”

Kënaqësia tjetër e madhe e Gazmend Muçës, sigurisht e ndikuar nga filmat e shumtë artistikë me tematikë betejat e Mesjetës, që televizioni i vetëm shqiptar transmetonte, ishte kalërimi dhe mundësisht pjesëmarrja në ndonjë garë me kuaj.

Por kishte edhe gara të rrezikshme, si për shembull; të rrëzoje kalin përtokë duke e goditur me një grush të vetëm. Si të kopjonte skenën e një filmi western, rrëfehet se Gazi e kishte bërë këtë, duke e hedhur në tokë një kalë të ndërmarrjes komunale.

Gazmend Muça do ta paguante shtrenjtë dëshirën për të kalëruar. Ngjarja kishte këtë rrjedhë: Në vitin 1988, në moshën 19-vjeçare Gazi vjedh një kalë në fermën “Gjergj Dimitrov” të Saukut, por duke zbritur në rrugën e Elbasanit, përplasen me një kamion. Gazi shpëton mrekullisht, por kali ngordh.

Gjykata e dënon Gazmend Muçën me 8 muaj burg “për dëmtim të pasurisë socialiste”. Për habi, shteti i kohës vendos ta mbyllë të fortin e rrugës “Bardhyl” në burgun e Spaçit.

Gazmend Muça kthehet në Tiranë në vitin pasardhës, 1989. Miqtë rrëfejnë se burgu, jo vetëm që e kishte pjekur, por i kishte shtuar edhe famën.

Pikërisht në këtë periudhë Gaz Muça nis të shfaqet, fillimisht në lagjen e vet, dhe më tej, në gjithë Tiranën, i shoqëruar me një grup djemsh që nuk ta përtonin grushtin turinjve, apo një majë thike.

Po kaq shpejt, grupi i Gaz Muçës i qaset edhe lekut. Dëshmohet se fillimisht të hollat i nxirnin me anë të trukimeve të lojës së bixhozit, ndërsa më pas nisnin t’i bien shkurt:

Nisin të sulmojnë pikat ku luhej bixhoz në momentin kur loja përfundonte, duke zhvatur, përmes kërcënimeve, të gjithë xhiron e të hollave.

Grupi që shfaqej me egërsinë e një tufe piranjash, përdorte thika, doreza metalike, leva hekuri. Kryesisht hanin dru vetëm ata që nuk e njihnin Gazmend Muçën.

Gjatë viteve 1990-1991 piranjat e grupit të Gazmend Muçës nisën të bëhen të famshëm edhe pas inkursioneve te tregu industrial, që njihet si “Pazari i Ri”. Si të ishin në mallin e tyre, aty ata zgjidhnin rrobat më të bukura, përlanin ndonjë manjetofon e të tjera.

Ndonjëherë ndodhte që, sapo grupi i të fortëve të shfaqej në krye të rrugës, të gjithë tregtarët të mblidhnin mallim dhe largoheshin në panik.

Largoftë që grupi i Gaz Muçës ti futej dikujt në lokal për të pirë ndonjë gotë! Nëse kjo ndodhte, fillimisht nga lokali zbohej e gjithë klientela, më pas harbimi dhe pirja e alkoolit direkt nga shishet vijonte gjithë natën.

Pikërisht kjo lloj sjelljeje, pas asnjë lloj kthimi mbrapsht, bën që grupi i Gaz Muçës të dallojë mes grupeve të tjera të Tiranës. Ata ishin absolutisht më të fortët. Në lagjen e tyre nuk guxonte të afrohej askush, ndërkohë që ata mund të futeshin në çdo cep të qytetit dhe të mbaronin punë, qoftë duke kërkuar, gjetur dhe rrahur vendçe, ndonjë që guxonte ti sfidonte.

Në këtë periudhë kohore dashuria e re e djemve të rrugës Bardhyl bëhen motocikletat.

Vetë Gazi përdorte një motocikletë SUZUKI të zezë, që nuk është ruajtur. Por aktualisht miqtë e tij, në kujtim të Gaz Muçës dhe kohëve të lavdishme të shkuara, e kanë gjetur një tjetër 100 për 100 identike, madje e kanë targuar dhe e mbajnë në gjendje pune.

Në hapësirën kohore të vitit 1991 fama e Gaz Muçës dhe djemve të rrugës “Bardhyl” kapërcen kufijtë e Tiranës. Pikërisht në këtë kohë, përmes miqve apo të njohurve të përbashkët, në Tiranë, me qëllim për të takuar Gazin, ndenjur pranë tij dhe mësuar prej tij, nisën të vinin dhe disa të fortë nga rrethet, emrat e të cilëve do të bëheshin të njohur, sidomos gjatë vitit 1997.

Miqtë nga rrethet, të cilët ishin të shumtë, Gazi i sistemonte për të fjetur pranë gjimnazit “Çajupi”, në një banesë bosh, që i përkiste një familjeje të larguar me eksodin e ambasadave.

Ndonjëherë, bashkë me miqtë nga rrethet, grupi, edhe 50 vetë bashkë, fiks si një pamjet e filmit “Gangsterët e Nju Jorkut”, shfaqeshin nëpër rrugët e Tiranës duke u kallur datën, së pari tregtarëve të pakicës në tregun industrial.

Në fillim të gushtit 1991, Gazmend Muça, bashkë me grupin e tij, tentojnë të emigrojnë në dejtim të Italisë.

Ata imbarkohen në anijen VLORA, të ngarkuar me sheqer, mes mijëra shqiptarëve të tjerë, që ëndërronin atë ndryshimin magjik të standartit të jetesës.

Dëshmitarët e rrëfejnë Gazmend Muçën të pranishëm në urën e komandimit të anijes, pranë kapitenit të saj, dhe sigurisht si njeriun që kishte njëfarë kontrolli mbi situatën kaotike.

Historia e ndjek pas Gaz Muçën sidomos pasi disa mijëra emigrantë shqiptarë mbyllen në brendësi të stadiumit “Victoria” të qytetit të Barit me qëllim riatdhesimin.

Situatën e ndez pikërisht lajmi për i kthimit mbrapsht në Shqipëri. Të rinjtë e mbyllur në stadium revoltohen. Reagimet, në raport me policinë, me kalimin e orëve, bëhen të dhunshme.

Ndërkohë në brendësi të stadiumit, grupi i Gaz Muçës nis të bëjë ligjin. Policia dhe asistentët e Kryqit të Kuq detyrohen të largohen. Kaosi shtrohet këmbëkryq.

Miqtë rrëfejnë se në mes të rrëmujës së krijuar, Gaz Muça arriti të vendoste të paktën një rregull, të cilin nisën ta respektonin të gjithë: Falë tij, ushqimet, që hidheshin nga ajri me helikopter, u ndaheshin së pari fëmijëve dhe grave.

Por, situata bëhet tejet e rrezikshme kur grupi i Gazit thyen dyert e një ambienti në brendësi të stadiumit duke zbuluar një depo armësh zjarri.

Ishte një arsenal i tërë, përfshirë automatikë, pistoleta deri edhe pushkë snajper.

Pak minuta më pas, krismat në ajër nisin të terrorizojnë, jo vetëm shqiptarët në brendësi të stadiumit, por edhe policinë rreth tij.

Shpejt perimetri i stadiumit rrethohet nga forca policore dhe ushtarake.

Por aventuta vazhdon. Dikur Gaz Muça me grupin, të gjithë të armatosur, hipin në një autobus dhe tentojnë të çajnë kordonet e policisë me qëllim për tu arratisur, por pengesat me blloqe betoni i ndalojnë.

Pas bllokimit nisnin tratativat oër bisedime. Të gjitha marrëveshjet duhet të bëheshin përmes Gazmend Muçës, i cili më pas intervistohet edhe nga të gjitha mediat italiane.

Por, vetë Gazmend Muça, do të ishte zot i stadiumit për pak kohë. Pas dy ditë-netësh, fshehurazi, ai arrin të largohet dhe të niset drejt Francës.

Ndërkohë grupi mbetet, duke e humbur shumë shpejt kontrollin e situatës.

Të paktën dy kaçurrelsë të tjerë, një nga të cilët Arjan Hoxha, një kushëri i Gazit nga Kavaja – nisën të hiqeshin sikur ishin Gazmend Muça. Dhuna dhe plagosjet sidomos me armë të ftohta, nisën të shtoheshin duke përplotësuar atë jehonën e revoltës së dhunshme të emigrantëve shqiptarë në stadiumin “Victoria” të Barit.

Gazmend Muça kalon pak muaj në Francë dhe Gjermani, mes miqsh, por nuk bindet që të nisë jetën e një emigranti. Duket, jeta mes aventurash dhe gjithçka e arritur në Shqipëri, e joshte më tepër, e tërhiqte pas.

Përfundimisht, pas 4-5 muajsh, në fund të vitit 1991, Gazmend Muça kthehet në Tiranë, ku krejt papritur përballet me famën e vet të shumëfishuar.   

Fillimi i vitit 1992 e gjen shoqërinë e Gaz Muçës të zgjeruar.

Veç grupit të fortëve, ai kishte shoqëri edhe me pjestarë të forcave speciale të Policisë e të tjerë personazhe, që vite më vonë do tu vinte radha të bëheshin të njohur.

Ndërkohë poshtë, në qytet, partitë politike kishin nisur fushatën për  zgjedhjet e Parlamentare, që do të mbaheshin më 22 mars 1992.

Pikërisht në këtë periudhë Gazmend Muça bën një lëvizje që me gjasa do i kushtonte shumë.

Në një rast, i thirrur nga disa miq gardistë, ai ndihmon Partinë Socialiste të përmbyllë një miting të shoqëruar me antimiting, ku një grup të rinjsh i kishin sulmuar me gurë e me leva.

Pas fitores së Partisë Demokratike në zgjedhje, nuk dihet se pas çfarë shtyse, apo argumenti, deputeti Azem Hajdari, gjatë një fjalimi në Parlament nis të akuzojë policinë që nuk arrestonte të fortin e Tiranës - Gazmend Muçën, i cili “vriste e priste” në lagjen e tij. 

Sipas miqve, Gazmend Muça ishte acaruar së tepërmi. Ai i kishte i çuar fjalë Azemit se, kur ta mbërthente, do ja qethte flokët tullë.

Policia e merr në mbrojtje deputetin Azem Hajdari deri në realizimin e një takimi mes të dyve.

Njeriu që bën bashkë dhe ul në bisedime Gazmend Muçën me Azem Hajdarin, do të ishte një tjetër i fortë i Tiranës - Nehat Kulla.

Madje edhe takimi mes të dyve realizohet diku në periferi të Tiranës, në zonën që kontrollohej nga Kulla.

Sipas dëshmitarëve, biseda kishte nisur me tone të ngitura, më pas të dy ishin shtruar, duke u ndarë si miq.

Por për Gazmend Muçën nuk kishte mbetur shumë kohë. Në fillim të prillit 1992, një incident i rëndomtë, do ti ndërpriste udhëtimin e jetës.

Shkak për incidentin do të bëhej Landi, vëllai i Gazmend Muçës.

Ngjarja nis në afërsi të stacionit të trenit, rreth orës 11:00 të datës 7 prill 1992, kur Land Muça dhe Gent Hajdari, tentojnë t'i marrin motocikletën, një VESPA të bardhë, një të njohuri të tyre.

Ngjarja zhvillohet në prezencë të Franc Konomit, një tjetër të forti të Tiranës, të cilin Gaz Muça dhe grupi i tij, nuk e konsideronin.

I ndier i fyer, Franc Konomi e zgjedh t'i japë një shpullë Land Muçës.

Ndërkohë Gazmend Muça, 7 prillin 1992, ditën e fundit të jetës, e kishte nisur me realizimin e disa fotografive, që do të ishin, po ashtu, të fundit.

Më tej, rreth orës 12:30, Gazi i hipën makinës së vet, një Opel-i me targa gjermane, dhe shkon të blejë bojë, pasi i ishte fiksuar që ta lyente me ngjyrë të bardhë.

Për fatin e keq të tij, ndërmarrja kartografike, ku u ble boja, gjendej përballë shtëpisë së Naim Zyberit.

Incidentin me Franc Konomin Gazit ja rrëfejnë orës 14:00. Ai nuk humb kohë për të marrë hak. Por Francin nuk e gjejnë as në lagje, as nëpër pikat e zakonshme të bixhozit.

Në mimutat e fundit të jetës, rreth orës 17:00, Gaz Muça gjendej te “Xhamlliku”, ku një tregtar makinash sapo kishte sjellë një “Ford Sierra”, që Gazi e kishte pëlqyer dhe po i prishej mendja ta blinte.

Pikërisht në këto çate pranë tij ndalon një autoveturë, nga ku zbret Naim Zyberi me kallashnikov në duar.

Ja dhe përshkrimi i ngjarjes sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që dënonte të pandehurin Naim Zyberi për vrasjen e Gazmend Muçës.

“Në datën 7 prill 1992 pasdite, rreth orës 18, i pandehuri Naim Zyberi ka qenë duke udhëtuar me një automjet të tipit OPEL, makinë të cilën e drejtonte shtetasi i quajtur Franc Konomi. Me makinë ata shkojnë në rrugën “Qemal Stafa” dhe ndalojnë tek lokali i quajtur “Xhamllëku”, përballë shatërvanit, ndërkohë në krahun tjetër të rrugës, përballë automjetit me të cilin ishte i pandehuri, ndodhej viktima Gazmend Muça.

Në këtë moment, ky i fundit, viktima, niset për të dalë në krahun tjetër të rrugës. Në këtë kohë, i pandehuri Naim Zyberi zbret nga dera e dytë e makinës (e pasme) dhe me automatik model 56 qëllon dy herë me breshëri në drejtim të viktimës Gazmend Muça, duke e dëmtuar atë në pjesë të ndryshme të trupit.

Makina me vrasësit erdhi nga unaza, kaloi në vendin ku gjendej Gazi, u kthye mbrapsht rreth 100 metër me lart dhe ndaloi përballë grupit të njerëzve që rrethonin Gazmend Muçën. Dëshmitarët tregojne se Gazmend Muça edhe pse e pa Namimin me kallashnikov në duar, nuk bëri asnjë hap pas, duke i pritur plumbat ballazi, ndërkohë që gjithë të tjerët ishin larguar në panik.

Sa është kuptuar më pas, organizatori i vrasjes ishte pikërisht Franc Konomi, që ishte frikësuar nga hakmarrja e Gazit për shpullën ndaj të vëllait, Rolandit.

I njohur për veprime tinzare, ai kishte futur në lojë Naim Zyberin, duke i mbushur mendjen se Gazmend Muça kërkonte ta vriste.

Naim Zyberi besohet të jetë bindur pasi ka verifikuar se, atë ditë, vërtet Gaz Muca kishte qenë në afërsi të banesës së tij, saktësisht te ndërmarrja kartografike, ku kishte shkuar për të blerë bojë.

Naim Zyberi, ekzekutori i drejtpërdrejtë t Gazmend Muçës, u arrestua pak muaj më pas, më 10 shtator 1992.

Gjatë zhvillimit të gjyqit, që do e dënonte me 25 vite burg për vrasje, ai u mundua të luante kartën e papërgjegjshmërisë mendore, por dështon. Të dhënat janë pasqyruar në vendimin e dënimit.

“Por nga ekspertimi i fundit i bërë gjatë hetimit të çështjes penale për vrasjen e qytetarit Gazmend Muça, del që janë marrë në analizë nga një komision i gjerë eskpertësh edhe dy aktekspertizat e mëparshme dhe në përfundim, pas observimeve për një kohë të gjatë të të pandehurit, është konkluduar qartë dhe shprehimisht se ai – i pandehuri Naim Zyberi, jo vetëm në kohën e kryerjes së krimit, por edhe disa muaj përpara, ka qenë në gjendje normale mendore.

Disa vite më pas, më 1998, Franc Konomi, i akuzuari tjetër për vrasjen e Gazmend Muçës, arrin t’ja hedhë drejtësisë. 

Si të ecte mbrapsht në performancën e saj, drejtësia shqiptare e kohës, dështon të gjejë prova për implikimin e tij në vrasje, duke pranuar një version, sipas të cilit, Franc Konomi ishte marrë peng nga Naim Zyberi. Argumenti lexohet në vendimin e pushimit të akuzave ndaj Konomit:

“Pas kryerjes së vrasjes nga i dënuari Naim Zyberi, ky i fundit ka hipur përsëri në sediljen e pasme të makinës së tij, që e drejtonte i pandehuri Franc Konomi dhe kur ka dëgjuar të pandehurin që po e pyeste për motivet qe e shtynë të kryente aktin dhe nuk po lëvizte mjetin, i dënuari Zyberi i ka vënë pas koke të pandehurit Franc Konomi automatikin, që ende e mbante në dorë, duke e urdhëruar atë që të ngiste mjetin me shpejtësi, ose ndryshe do e vriste edhe atë”.

Ceremonia e varrimit të Gazmend Muçës ishte madhështore. Edhe pse binte shi i fortë, për ti dhënë lamtumirën djaloshit 23 vjeçar, shkulet gjysma e Tiranës, duke realizuar një procession të ngjashëm vetëm me atë të Enver Hoxhës.

Gazmend Muça mbahet mend si gangsteri që të binte me grusht. Ai ishte pasonjësi më i denjë i brezit të vjetër të të fortëve të Tiranës që bënë emër gjatë diktaturës. “Frikacaku të vret, trimi të bie me grusht” – thoshte Gaz Muça, që duket se e kishte të vështirë të kuptonte se kohët kishin ndryshuar dhe se tashmë mund të të vriste edhe një kalama.

Ekzekutimi i Gaz Muçës do të mbyllte një epokë. Me vrasjen e tij mund të thuhet se përfundoi epoka e dominimit të të fortëve që e fitonin famën përmes guximit dhe forcës fizike, për ti hapur rrugën nisjes së një epoke të re, të një lloji tjetër të fortësh, të cilët, në vend të grushtave, do të përdorinin armët e zjarrit, në vend të burrërisë - intrigën dhe pabesinë.

Për tu habitur është se si, akoma sot, imazhi i tij, rinia e shprehur, buzëqeshja e ndrojtur, kujtohen me nostalgji, jo vetëm nga ata që e patën të afërm, mik apo shok, por edhe nga të gjithë ata që e njihnin në distancë, qoftë të konceptuar si të fortin e rrugës “Bardhyl”.

Crime Story-Report TV

40 Komente

  1. S
    Saliu

    Jeni vertetë të papërmbajtshëm, deri histerik per heroizimin e krimineleve nga më ordinerët e deri tek më të poshtrit dhe të pamëshirëshmit. A nuk e dini se media ka sidomos vlera edukative, veçanërisht për brezin e ri, adoleshentët. Ku ju çojnë insiktet kafshërore, ku ju çon mushka o bastarde gazetar ( e kam fjalën vetëm për të tillët)?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per korrektesë

      Me kenaqësi lexova komentet, te cilat tregojne se si popull kemi me shumë moral, edukatë, dhe nivel kulturor se sa te ashtuquajturit gazetarë dhe analistë.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parruca

        Ka harruar te thote qe Gazi ishte i perpunuar nga Sigurimi i Shtetit, dhe ne Bari shkoi me mision dhe beri ate qe beri. Jo rastesisht u ri-kthye ne Shqiperi pas perfundimit te misionit. Prandaj shkojne keshtu punet ne Shqiperi sepse media shkruan me romantizem per llumin, per kriminelet qe kane bere krime monstruoze si Gazi apo Vis Martinaj.

        Përgjigjjuni
        1. K
          King D

          Gagster...? Gagsterat rrine me kollare dhe jo me kanotjere... nejse... Fillimish dmth vitet 91 vidhnini dhe kasetafone makinash naten.. duke futur ndermjets dmth tip gjobe per te kthyer kasetafonin.. pastaj u hapen... vidhnin-grabisnin cfare ti dilte perpara... pastaj me vrasje.. plagosje.. etj.etj gagsterat kane jete te gjate... dhe jo ne moshe 23 vjec te krypen me bresheri plumbash... pasi kupa ishte mbushur me kohe... nejse Naim Zyberi ishte me serioz.. bandit.. por me i shkathet me i zgjuar.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anfield Road

            Naim Zyber sqit Tirona mo.vrasjet i Ka pas Bo vetem per hater te shoqnise.Ke rasti Gazit e mori persiper vete 25 vjet .Ene Ke rasti atyne legenava Grori e Mir Kurva e boni se kishin Hong ne bese Ad Topallin,cun tjeter trim ene King si Naimin????????????????????

            Përgjigjjuni
        2. q
          qytetar

          Ky fare Dervishi,i rrjedhur keq,kerkon te riktheje boten e grushtave dhe grabitjeve,ne rend te dites.Duhet te jete ndonje lloj frikacaku i vogel,qe ka nostalgji te jete ne hijen e ndonje te ”forti”.Por gazeta,si e ka lejuar,te predikohet ky lloj morali ne faqet e saj.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ku e con mushka Gazetarin Ferdinand !

            Gazetari Ferdinand Dervishi qe udhehoqi Revolucionin Studentore 1990 duke perdorur telat _ sustat e krevateve Studentore per ngrohje ! ( Intervista tek Gazetari z. Ilian Tanini Youtube )dhe rrezoi ish Dikaturen komuniste ! Si atehere si Student i privilegjuar dhe ne te gjithe kohen e tije duke ushtruar prefesionin si Gazetare po nje pacavure per te siguruar buken e gojes ! ne vend te beje shkrime Edukative per Rinine ! ndodhe e kunderterta !

            Përgjigjjuni
            1. K
              Ku e con mushka Gazetarin Ferdinand !

              Gazetari Ferdinand Dervishi qe udhehoqi Revolucionin Studentore 1990 duke perdorur telat _ sustat e krevateve Studentore per ngrohje ! ( Intervista tek Gazetari z. Ilian Tanini Youtube )dhe rrezoi ish Dikaturen komuniste ! Si atehere si Student i privilegjuar dhe ne te gjithe kohen e tije duke ushtruar prefesionin si Gazetare po nje pacavure per te siguruar buken e gojes ! ne vend te beje shkrime Edukative per Rinine ! ndodhe e kunderterta !

              Përgjigjjuni
              1. Y
                Y

                Sa me shume qe plaket aq me budalla behet Dervishi

                Përgjigjjuni
                1. Y
                  Ylli

                  90 % e shkrimit eshte i sakte .Zoti Dervishi per kete shkrim ka takuar shoket e vjeter te Gazit ,ne Rruge Bardhyl qe sot i ka ngelur vetem kujtimi i eger i atyre viteve . Fama e keqe e Gazit u perhap ne stadium te Barit sepse djemte nga rrethet nuk e njihnin dhe cdokush me kaçurrela nga Tirana qe ushtronte dhune ,e shiste veten si Gaz Muça. I mjeri Gaz ,sapo po shijonte famen dhe nuk merrej me asgje e me asnje ,ja beri varrin I vellai ,Landi ,natyre krejt e kundert me Gazin .

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Per korrektesë

                    Ylli, respekte. Me i saktë dhe i bukur komenti se sa shkrimi i gazetarit.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironci

                      Ato pak shoke te Gaz Muces qe kane ngel gjalle,jane vërdallë neper Xhomllik si parazita tu pi ngas nje gote raki ose tu lujt domino.

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tani

                        Gazin e kam pare me syte e mi ne stadium kur vrau nje kavajs me pushke karabine. e qelloi me plumb tek. sa per te vellaiin gazi thoshte gjithmone: ky do ma haje koken mua" landi gaterrohej perdite me dynjane pa asnje shkak. kam patur dajen komshi me gazin dhe kukushrinjte e mij jane rritur me te (sqene shoke)

                        Përgjigjjuni
                      2. E
                        Enkel Demi

                        F. Dervishi, gazetaruci qe ushqen nje adhurim te pavetedjishem dhe qe i ka ngel mendja e pena, te idhujt e tij, Gaz Muça, e Altin Dardha, te cilët i vizaton me ngjyra romantike.

                        Përgjigjjuni
                        1. f
                          ferdinant dervishi qe shtyp bithen ne teqe si derv

                          O dervish qe i bjen bithes pasiqe fikni dritat neper teqe,po nuk ka qene nehat kulla ai qe i pajtoi gazin me azem hajkarin,por ka qene Isuf Haluca nje ish-i burgosur perjete ne kohen e diktatures I cili kishte ndikim ne te gjithe kapot e Shqiperise pasiqe te gjithe kishin Rrespekt te madh per te,dhe me Isuf Halucen ka qene dhe pjestari i grupit special 360 apo rep 88 siç njihet sot Renea,te dy ishin nga Tropoja si Isuf Halucaj si Gim Sokoli i cili ishte teper i forte fizikisht dhe te dy trima te medhenj dhe Gazi,vetem se ia kishte degjuar zérin se kush ishte Isuf Haluca dhe cfare rrespekti gezonte gjithandej neper kapot e Shqiperise bashke me Agim Sokolin e forcave speciale te asaj kohe qe sot quhen Reanea,Gazi e fal azem hajkarin ate plehre ku thuhet qe ai e nxiti Naim Zyberin qe ta vriste Gazin sepse azemi,ia kishte friken me thone te drejten qe mos ti mbaj anen askujt.Naim Zyberi,Gaz Muça,etj,kane qene me te vertete trima por,ai Isuf Haluca,ishte maja saqe thoshin qe edhe ne kohen e Enver Hoxhes apo te diktatures,nuk e rruante per shtet dhe ne burgje kishte qene,capo di capo por qe thuhet dhe ate e vrane me intrige ne tragetin e Tropojes dhe ate dite kishte veshur pardesyne e Azem hajkarit intrigantit me te madh qe kishte ne ate kohe i cili thuhet qe farat e para te canabisit ne Shqiperi,i ka sjelle ai me valixhe diplomatike dhe deri sa u mbyll aktiviteti i Lazaratit,kurva fatmira dhe familja e azem hajkarit,kane marre perqindjen e fitimit nga shitja e droges se lazaratit

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Artan

                            Ia fute edhe ti si kau peles. Ne kohe te diktatures i bente ai miku jo Halucat, por edhe hardhucat ta benin shurren ne breke.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tironsi ZZ, NYC

                              Azemi e dinte që kishte pritë atë ditë dhe I dha qëllimisht isufit pardesynë e bardhë. Si idiot i vetkënaqur që ishe, e kam dëgjuar vetë nga goja e azem hajdarit, në një miting rreth 1000 vetë në Kombinat. Nuk i besoja veshëve!! Frikacaku të vret! Azemi ishte i tillë. Gimme Sokolit i mësuan alkoolin vonë dhe u alkolizua rëndë fare...

                              Përgjigjjuni
                              1. Z
                                Zaza

                                Shume koment i sakte vecse haluca ka qene i lidh me nje sherbim sekret ne veri te shqiperise dhe disa kohe ka qene i perkrahur dhe nga sigurimi shqiptar lidhje me nje futbollist te dinamos dhe me nje ish futbollist me emer. Nejse nuk i di mire ca pune ???? E verteta takimi eshte bere lokal kenedi te bacja nehatit

                                Përgjigjjuni
                                1. q
                                  qerosi

                                  ore koqe, Isuf Haluca ka qene i denuar me vdekje e jo me burgim te perjetshem!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. q
                                    qeros,urt se ta boj edhe nji vlla ere legen

                                    « Koqja » te shkerdhen motren me bo me e morre vesh se ku je,legen bythqire

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Artan

                                      Ia kthyen vdekjen ne burgim te perjetshem. Te dy spiuna te UDB-se.

                                      Përgjigjjuni
                                  2. t
                                    totololi

                                    Na e qiti dhe cun te mire e te dhimsur kte halen e ndyre ( Gaz Mucen), qe nuk duhet ta harrojme dhe duhet ta ruajme nga thashethemet. Ne pidh te plakes shkoj ai e atje te shkojne sa me shpejte te gjith halabaket dhe kriminelet qe ka ky vend, e per fat te keq ka me shumice.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Enea

                                      Media ne shqiperi nje e keqe e madhe. Prit kur ti vendosin ndonje emer rruge tani

                                      Përgjigjjuni
                                      1. O
                                        O rrot

                                        Histori hajdutesh , si Gazi ashtu dhe i vellai , hajdutet e tregut te Selvia. Po historia e rralles me ca do jete , me ndonje prostitute ?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          RAIFI

                                          Vet vorrimi i madh i një dhunuesi,hajni e krimineli tregon faktin se ishte koha kur në Shqipëri në emër të demokracisë i kishte fut UDB serbe popullit trut e gomarit.Ikja në Ambasada nuk ishte bërë rstësisht diten kur në Kosovë po shpallej Kushtetuta e Kaçanik,as ngjarjet e 1997.nuk u bënë rastësisht,në kohen kur Kosova po përgstitej për luftë,dikush me porosi të UDB-së shkatërroi Ushtrinë Shqiptare.Edhe sot ,fatkeqësisht në Shqipëri është ulur këmbëkryq UDB dhe zhvillon ngjarjet thjesht si i duhet asaj.A nuk flet mjaft edhe vendimi i përbashkët me Serbinë për mbajtjen e garave në futboll.Ky është vendimi i fundit andaj e potencova përndryshe ndihmat që Edi Rama i ka bërë Vuçiqit nuk ia ka bërë as Rusia.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Artan

                                            Mos e ke fjalen per dhendrin e Serbise, Sali Udbashin, per te cilin ju ne Kosove keni simpati te thelle.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dragan Markovic

                                              O Raif Legeni te shkon ky mbiemer se dukesh si patriot,Po me armet e kujt luftoi Kucka ose Ucka si i thoni ju Koqevaret,Depot i hapi marrveshja qe beri me shqiperine amerika ose Aleanca atlantike,dhe sot je shtet se ndryshe do ishe duke lene bythen tek Zorani apo Dragani shefat e Supit.Sa per Varrimin e Gaz Muces nuk u imponu askush te dilte ne ceremonine e varrimit te atij,kurse te Enver Hoxhes qe ju Koqevaret vdisnit per te ja imponuan populit qe te dilnin ne mes te shiut me barkun bosh.Sa per Ambasadat populli iku se nuk kishte president Titon por Ramiz Aline dhe per jete me te mire.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. K
                                              Kaq e thjeshte.....

                                              Hahahahaha....Gaz Muca ishte trim me 20-25 vete mbas vetes.....ne tufe ishin trima te gjithe ato zagare te rruges Bardhyl.....tek e tek....mbushnin breket.....ja vertetoj Naim Zyberi.....mbas asaj vrasje u zhduken .....si minjt....te gjithe ata "trimat" e rruges Bardhyl....qe dikur hapeshin b....me 20 vete.....hajahahahaha...edhe " trimerite" e tij Gaz Muca i ka bere me zagaret mbrapa......por asnje here i vetem...prandaj mjaft me keto karlliqe injorantesh....gazetare koqe....

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Pensionisti

                                                Turpi qëndron,me atë që e rikujton.Në SHQIPËRIN TONË KA AKTE DHE BËMA HEROIKE NGA LUFTA ANTF.NAC.ÇL. DHE NË DITËT E SOTME. F.D ËSHTË INJORANT,MË E PAKTA.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tostao

                                                  Shqiptari githnjë i ka kënduar hajdutit.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. X
                                                    Xhamlliku

                                                    Po a nëse doni të heroizoni të fortët e lagjes a mund të prisni te mos jete me brezi i Tiranës që iu desh të rritej në atë ambient? Ata krijonin një atmosferë konstante pasigurie. Kur u bë varrimi dhe erdhi turma drejt xhamllikut, kam lënë mendjen, ishte shumë depresionuese të kuptosh nivelin e adhurimit të dhunes nga njerëzit e thjeshtë në atë kohë dhe fatkeqësisht shenjë e asaj që do ndodhte 5 vjet më vonë.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Titi.

                                                      O gazetar leshi... shkurt dhe sakte... cili ishte Gaz Muca...? Nje rrote k...I qe as eshtrat si kane mbetur. po ashtu edhe atij idiotit vellait te vet Landit. Pa me thuaj o Dervish... ku I ke keta te fortet... I ke te gjithe ne varr. Atehere ckuptim ka te besh artikull me te vdekurit. I forte eshte ai I mencuri jo idioti. Por ti mesa duket ke qene nga ata qe vrapoje te blije ndonje pakete cigare kur te urdheronin dhe te flet nostalgjia e zarit. Ata benin te fortin me ca si puna jote... se kishte dhe ca te tjere qe as ju hidhnin qurrat Gazit me shoke... dhe kur ndeshnin ata tipa I thoshin ... e vlla mireee na fal se jena shok.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. L
                                                        Lexhenda

                                                        Nga videot qe pashe menyra si ecte e si rrinte dukeshe si homo ky Gazi.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. I
                                                          Iliri

                                                          sa mire i njhke homot or lexhende! apo...

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. S
                                                          Sazani

                                                          Si ka mundesi ye ma servirni mut ne gazeta...

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Tahiri

                                                            Gaz Muca ishte nje alabak ordiner qe vriste dhe priste se kishte mbeshtetjen e pushtetit. Gazetari qe i ben jehone ketij krimineli eshte nje vemje qe vetem gazetar nuk mund te quhet. Mendoni se cfare niveli eshte shqiperia Top Channel i ben dokumentar ketij kellire dhe atyre kellirave te tjera qe e ndiqnin.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. i
                                                              iIir b

                                                              Gazmend muca ishte nje kokerr cari pa mend ne koke. ka patur rreth vetes nje tufe me maskarenj qe masakronin viktima te pambrojtur duke shkuar neper lagje nga 20 30 vete, transportuar nga kamioni IFA i rep 326 qe ishte komshiu i tyre. gazin ne burgun e fundit ne spac e kane perdhunuar dhe kjo i mbeti traume e pashlyeshme. ne "majen" qe kishte hypur aso kohe i takonte te vriste sepse ndryshe do behej langaraq ne sy te te veteve dhe kudo. kur u ngaterrua me naim zyberin dhe te tijet skishte rruge te mesme sepse naimi dhe franci sqene koqe qe mund ti rrihje rrugeve te tiranes sese "te kepusnin". doli nami se desh me i vra gazi dhe ata i rane shkurt muhabetit. gaz muca u be i famshme si cakall i qelbur dhe langaraq qe grabiste hallexhin qe fitonin buken e gojes. deri pra se te fillonte te behej me emer ushtar i "balashit" te rruges bardhyl ka qene

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. D
                                                                Daniel

                                                                Gaz Muça ishte nje bythqire djale qe dilte me 20 veta dhe vidhte robt qe shisnin rrugve atehere ky ishte Gaz Muça o ti idiot qe ke shkrujt prap per kte halabak rrugesh qe sdinte as te lexonte por e gjeti pidhin e Somes e sharrun ne mes dhe e lane aty si thes me mut ashtu siç ishte ky moterqiri gaz muça

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. L
                                                                  Lomi

                                                                  Se cfare ka per ta lavderuar kete rrugac hajdut. E kam pare vete kur i vidhte tregtaret tek pazari i ri. Sic thote dhe ky loqja ne shkrim iknin prej ketij maskarai dhe tufes qe mbante me vete. Ky mori ate qe meritonte si dhe shume te tjere qe benin te fortin kur u shkermoq shteti. Ky nuk ishte Al Kapone ky ishte nje legen qe i binte ne qafe te pambrojturve. Shqiptaret nuk kane nevoje per kujtime delinkuentesh. Gazetar debil.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. N
                                                                    Na bashkoj kanga popullore

                                                                    Gazeta e Mero antishqiptarit dhe pro kriminelit

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje