Vrau efektivin e policisë në Fier, vëllai i autorit në burg për tentativë vrasje

13 Maj 2024, 16:12Kronika TEMA
Vrau efektivin e policisë në Fier, vëllai i autorit në burg

Policia ka shpallur në kërkim Azgan Mërnicën si autor të vrasjes së efektivit të FNSH-së mesditën e sotme në Fier. Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërsa policia ka sekuestruar makinën me të cilën ai u largua.

Vëllai i Azgan Mërnicës, Kiri Mërnica, aktualisht ndodhet në burg për tentativë vrasje. Ai u arrestua më 17 prill 2021 pasi bashkë me 3 të tjerë u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj. Kiri Mërnica në kohën kur ndodhi plagosja ndodhej në ‘arrest shtëpie’.

Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj. Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi. 

Lini një Përgjigje