Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka bërë thirrje autorit të vrasjes së policit në Fier, Novruz Cenalia që të dorëzohet.
Në një prononcim për mediat, ministri tha se është e papranueshme që të ngrihet dorë mbi një efektiv policie.
Ndërkohë ai nxiti autoritetet dhe Policinë e Shtetit që të bëjnë gjithçka për të vënë në pranga, autorin e dyshuar, shtetasin, Azgan Mërnica.
“Dua që të shpreh në këtë rast dhimbjen që ndjej për humbjen e jetës të një punonjësi policie. Nxis policinë e shtetit dhe drejtuesit e policisë që të bëjnë gjithçka për arrestimin e autorit. Do të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mirë që është e papranueshëm që të ngresh dorën ndaj një punonjësi policie.
Nuk dua të interpretoj informacionet paraprake. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje. Përgjegjësia e parë që bie mbi policinë është identifikimi i autorëve. Kam besim që forca kombëtare e Sigurisë, Renea dhe forcat e tjera që janë në operacion kërkimi të konkludojë. Dua ti bëj një thirrje familjarëve dhe personit që rëndon akuza të dorëzohet”, tha ministri.
Policia ka ofruar edhe një shpërblim prej 30 mijë eurosh kush jep informacion mbi autorin, shtetasin Azgan alias Aslla Mërnica.
Lini një Përgjigje