Policia e Durrësit ka vënë në pranga 29-vjeçarin Arbër Tivari, i cili edhe pse në masën arrest shtëpie, rezulton që të jetë autor i disa vjedhjeve në qytetin bregdetar.
Tivari është i njohur për aksidentin e rëndë që shkaktoi 3 vite më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbën jetën dy vajzat e reja Silva Gjergji, 26 vjeçe dhe Roxhesa Klironomi, 24 vjeçe.
Viktimat ishin pasagjere në automjetin që drejtohej nga Tivari, i cili gjithashtu ka precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje.
Njoftimi i Policisë
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kryente vjedhje në lokale, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë; identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.
Në pranga edhe njëri nga bashkëpunëtorët e tij, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.
Sekuestrohet një automjet dhe veshjet që këta dy shtetas përdornin për t’u maskuar kur kryenin vjedhje.
Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Masa”, identifikuan, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit: A. T., 29 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës, i dënuar më parë dhe aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi" për një aksident rrugor me pasojë jetën, i ndodhur në vitin 2022. M. Ç., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 8 Durrës.
Ndalimi i këtyre dy shtetasve u bë pas një pune intensive të ndjekur nga ana e specialistëve të Hetimit të Krimeve, ku ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim edhe me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 18.11.2025, gjatë natës, në lagjen nr. 18 Durrës, në lokalin e shtetasit L. K., kanë vjedhur sende të ndryshme brenda lokalit, me vlerë 3 000 000 lekë të vjetra.
Në vijim të operacionit, u bë e mundur gjetja e automjetit që këta shtetas kishin përdorur për të transportuar sendet e vjedhura, si dhe rrobat që autorët kanë përdorur në vjedhje.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorit të tyre, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Ktu qenka per tu fut ne burg gjykatesi qe ka dhene kte mase.
Elton, pa e lexuar komentin tuaj, kjo me erdhi ne mendje. Dhe per mua gjykatesi duhet te largohet me shqelma nga gjykata dhe te proçedohet, kurse ky gagsteri, qe ka perfituar nga ligji leshit per thyerje te rregullave te qarkullimit dhe duhet te denohet per vrasjen e atyre vajzave.
ato vajzat jetime ishin ? nuk kane as baba as vella ? tja perdrithte koken
Ore jo të ia përdridhte por të ia këpuste kokën.
@titi. Kam frike, se ai babai dhe ai vellai do benin ate, qe beri ai djalosh me mbiemrin Shkembi, qe vrau gjykatesin ne sallen e gjyqit.
eeeeh mor loku qe ke lindur gabimisht ne durres, ti do ishte me mire te lindje tek shpella e babit tend ne malci. kush i lejoi keta bastarde te vendoseshin ne shiperine e mesme.
Edhe Babi I ka lindur ne Durres. Po gjyshit I ka edhe nga Tivari ne kohen e fashizmin.
me duket se ka lidhje me ish kreun e komunitetit, Sali Tivari qe u vra ne zyre vite me pare.
Cfare bene korrupsioni. Kur do futej ne burg ky njeri, kur te vriste dhe dy te tjetre....
djali me pamje nga azia, 100% mbetje turke
mongol i Ghengis Khan
S’ka në këtl shtet dhe me kët drejtesi, bëj vetgjyqesi, duke e filluar tek gjyqtari qe e ka liruar. Janë bërë gjyqtaret njerezit qe të venë dhe heqin litarin ashtu sikur duan vetë. Meri qijua fisin, aty ku i dhëmb më shumë. Panorama e qetesisë dhe rendit në një shtet është drejtesia. Aty ku nuk ka drejtesi, dhe politika ështe e pa dobishme.
Kjo është drejtësia Kriminale, gjobvenëse kanceri i Shqipërisë!
Ate motren ku ta kete gjykatesi, opgj, prokurori dhe gjithe plehrat e tjere te drejtesise qe shiten shprirtrat e 2 vajzave te gjora per 5000euro! Mos befshin piken e hajrit o zot i madh qe nuk paskan te ngopur, as mga gjaku i 2 vajzave nuk stepen. Vuajtem 50 vjet diktature por paa 35 vitesj themi perseri çohu Enver nga varri dhe tregoju vendin plehrave
Punë malokësh, gjellë qensh.