Kamera dhe megafonë në shtylla: Kryeministria ‘blindohet” me veshje metalike

8 Shkurt 2025, 13:30Kronika TEMA

Kamera dhe megafonë në shtylla: Kryeministria ‘blindohet”

Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestë kombëtare, e cila sipas PD po mbahet kundër korrupsionit të mazhorancës në pushtet dhe kryeministrit Edi Rama.

Kanë nisur përgatitjet e para, ku porta hyrëse e Kryeministrisë është veshur me veshje metalike.

Në videon e siguruar për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa shihet se policia ka vendosur gjithashtu edhe megafonë.

Ndërkohë ka nisur edhe vendosja e podiumit, nga ku folësit e zgjedhur nga PD do t’u drejtohen pjesëmarrësve në protestë.

Lini një Përgjigje