SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe dy ish-drejtorë

7 Shkurt 2025, 13:55Kronika TEMA
SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  ka paraqitur kërkesën për dërgimin në gjykim të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, dhe dy ish-drejtorëve të tjerë të bashkisë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Kërkesa ka ardhur pas përfundimit të hetimeve në kuadër të procedimeve penale nr. 127 të vitit 2024 dhe nr. 298 të vitit 2021.

Në hetime ka rezultuar se Jorgo Goro, në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë Himarë, ka kryer veprime dhe mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të detyrës, duke vepruar në kundërshtim me ligjin ”Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”, dhe me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. Këto veprime kanë ndodhur në dëm të disa shtetasve të Bashkisë Himarë.

Po ashtu, hetimi ka zbuluar se Goro, në bashkëpunim me ish-drejtorët e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, kanë shkelur ligjin “Për Përfundimin e Procedurave Ligjore të Kalimit të Tokës Bujqësore të Ish-Ndërmarrjeve Bujqësore në Pronësi të Përfituesve” dhe procedurat e përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave.

Kërkesa e Prokurorisë për dërgimin në gjykim është bërë për këta tre individë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim, sipas neneve 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Të akuzuarit janë:

-Jorgo Goro, ish-kryetar i Bashkisë Himarë, i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

-Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashkinë Himarë, i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

-Jerasimo Bashi, ish-drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashkinë Himarë, i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

2 Komente

  1. O
    Ouuuu

    Me kete vendimin per kete inceneratorin e Tiranes qe u dha sot, po rimendoj sjelljen e SPAK. Ndoshta disa qe flasin ne ekrane padkan pare larg Turp qe lirohen me nga 2 vite burg hajdute me cizme qe na kane vjedhur te ardhmen. Lieojini te gjithe e mbushni barkun dhe breket me para! A mund te jetoni perjete ju shkerdhata qe mbyllet syte?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Protestoj . Este politike . Jorgo este grek

      si gucon ti more malaga te fusis hekuri nji Grekis. pusti more Allvanos ,se to ti thomi Qirio Micotaqis ,e greku ,tregoj qejfi allvania .Dhendaksi ? une si himarjotis vendosi ktu,grek neee allvanosi .y gremisu allvania s'ka €vro .naaaaaaaaaaa i vodhi saliu dhe meta,floriri solli gjthi nata ne gerrqi. banka athina. naaaaaa koqet e micos do maris prap. asnji kacidhis . leroni gorron se te te gorro jeni. ardhurer nga kaukuazus ,na turki , y maskaraja.liroji goron menjiher o shallvare dhjer se po u nervozi micua e bene Deputet ne PE si Dhionisin,belerin . Rama ,te kes kujdesi greku ,se te vret miczua

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje