Kamerat e lokalit zbulojnë dinamikën e vrasjes së të riut në Maliq

16 Gusht 2025, 11:56Kronika TEMA
Kamerat e lokalit zbulojnë dinamikën e vrasjes së të riut

Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg, Erald Xhejo.

Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi, autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës, ka xhiruar gomat dhe është larguar.

Ditën e ngjarjes, viktima së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur në berberanë në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja.

Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar.

Ai ka ndaluar ka dalë nga makina dhe kanë nisur në debatojnë ndërkohë që ka nxjerrë thikën. Viktima në këto kushte ka marë një karrige nga oborri i lokalit për t’u vetëmbrojtur duke e vendosur përpara trupit, por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit

3 Komente

  1. P
    Punetori

    Or po ketij krimineli i do shqyer bytha gjate gjithë jetes atje ne burg .

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjynah familja e viktimës.

      Trim ky djali ore. Me thikë ne brez. Ka vrarë nje femijë. 14 vjeç. Tmerr. Çfarë krimineli. Lere po kur thane gazetat qe "autori është në gjendje shumë te renduar psiqike". Mos more! Shumë te renduar? Me të renduar se ai i varfri te cilit i mori jetën? Ndersa babai ishte tamam baba. Kerkoi te fshehte armën e krimit. "Djali im? Djali im nuk ka thikë! Ç'ne? Djali im nuk i eshte afruar thikes as 100 metra. Djali im te vrasë? Po edhe ju si bëni! Po nje o vrau. Sikur vrau nja pesë a gjashte dhe u bë nami." Dhe ku i dihet. Ndoshta pretendon që djali është i pafajshëm. Kriminelët nuk kane brirë. Ja, kanë prindër të tillë.

      Përgjigjjuni
    2. p
      pjeter

      Eshte me se e vertet qe prinderit e dhunshem ne rini, te kene femije te dhunshem, eshte shume e sigurte qe te ndodhi, rralle here ndodh qe femijet jane ndryshe nga prinderit!! Kam njofur nje person, jo njohje personale, per arsye te moshes edhe familjare qe nuk na lidhte asgje, por qe ne kohen e sisteimt te kaluar ka qene problematik, njihej si i forte, i sherrit, hajdut, edhe femijet e tij, sidomos çuni i madh, ne gjurmet e babait qe ne moshe te vogel, nderroi sistemi, grupet e para te te forteve ne lufte per para te fituara lehtesisht,fillojne po nga tipa te tille,dhe i biri i ketj personazhi, nuk mund te mungonte. Ai djale eshte nen dhe sot e dy dekada me pare, i dyti burgjeve, dhe i akuzuar si vrases me pagese, sot rri me me pordhe ne zemer.Dy te tjeret, edhe pse te sherrit, merren me nje bisnes te vogel dhe duket sikur duan te rrine larg problemeve temedha. Si ky rast ka me mijera midis ne shqiptareve, dhe refkekton ne menyre te sakte familjet tona.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje