Kërkoi leje për të dalë nga qelia për t’u betuar si kryetar bashkie në Himarë, rrëzohet kërkesa e Belerit

26 Qershor 2023, 09:50Kronika TEMA

Kërkoi leje për të dalë nga qelia për t’u betuar

Është rrëzuar kërkesa e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës nga GJKKO.  

Beleri kërkoi leje nga Drejtoria e Burgjeve, SPAK e GJJKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në ora 11.00. Kërkesa u rrëzua nga GJJKO. 

Belerit  u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e krimit zgjedhor. Beleri është në burg për shitblerje votash me urdhër të prokurorisë së Vlorës, më pas akuza e qytetit bregdetar shpalli moskompetencë dhe dosja i kaloi SPAK.

 

 

Lini një Përgjigje