Të bllokuar në malin e Jezercës, ekipet e kërkim-shpëtimit ndihmojnë dy turistë të huaj

25 Qershor 2023, 20:00Kronika TEMA

 

Të bllokuar në malin e Jezercës, ekipet e

Dy turistë të huaj kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, në lartësinë 2500 metër, për shkak të motit të keq.

Ministria e Brendshme njofton se ata u shpëtuan falë ndërhyrjes së ekipeve të kërkim- shpëtimit.

Me ndihmën e helikopterit, turistët janë larguar nga lartësia dhe tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Lini një Përgjigje