Ekspertë të njohur të drejtësisë evropiane dhe Këshillit të Europës (KiE) kanë ngritur alarmin për numrin e lartë të paraburgosurve në Shqipëri, duke propozuar edhe disa ndryshime konkrete ligjore për të bërë të mundur ndryshimin e situatës.
Ish-Prokurori Ervin Karanxha në studion e emisionit ‘RePolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, teksa është diskutuar për këtë çështje, ka thënë se numri i lartë i të paraburgosurve vjen kryesisht nga formimi profesional i prokurorëve e gjyqtarëve.
Kjo pasi sipas tij, prokurorët e gjyqtarët kanë 9 masa të ndryshme sigurie që mund të kërkojnë e aplikojnë, por zgjedhin vetëm atë të ‘arrestit me burg’.
Karanxha shtoi se numri i lartë i të paraburgosurve i ka nxjerrë namin e keq Shqipërisë edhe në botë, pasi sipas tij, këtu diskutohet që të burgosesh për 0.2 gram hashash.
“E para vjen nga formimi profesional i gjyqtarëve. Pra domethënë kur nuk i njeh mirë masat e sigurimit. Kodi i procedurës penale ka 9 masa sigurimi, pse pikërisht zgjedh vetëm atë të arrestit me burg që po krijon një imazh negativ për vendin tonë. Pra në çdo vend diskutohet edhe në raportet ndërkombëtare që në Shqipëri burgosesh edhe për gjëra që nuk janë ligjore. Këtu shikon burgosje edhe për 0.2 gram kanabis. Njëri në Peqin ishte në paraburgim për 0.7 gram hashash. Diskutohet për 7 vite burg”, tha mes të tjerash Karanxha.
Teksa tha se shqiptarët po kalben burgjeve, Karanxha kërkoi që gjyqtarët e prokurorët të ndryshojnë mentalitetin përmes trajnimeve të ndryshme, në mënyrë që në Shqipëri të mos ketë një numër kaq të lartë të paraburgosurisht.
Karanxha gjithashtu se nevojiten edhe ndryshime ligjore, për të ulur trendin e lartë të paraburgimeve, në mënyrë që t’i përshtatemi politikave të BE-së, ku Shqipëria synon të aderojë.
“Po i kalbim shqiptarët burgjeve. Nuk është kjo zgjidhja. Trupa e prokurorëve e gjyqtarëve duhet të ndryshojnë mentalitetin. E dyta duhen ndryshime ligjore. Fati që numri i të paraburgosurve është shumë më i lartë se numri i të burgosurve, tregon që kemi një trend të krijuar ndër vite. Është trend që nuk korrespondon me drejtimin që po shkojmë ne në Europë. Ky trend është rritur shumë. Amnistitë gjithmonë kanë dalë njëherë në 4 vite. Tani s’kanë kaluar 2 vite dhe kemi nevojë për amnisti sërish. Ministri i Drejtësisë nuk duhet të merret vetëm me amnistinë, por duhet të nxjerrë shkaqet pse u mbushën burgjet kaq shpejt. Tregon për një politikë të ashpër penale. Duhet të marrim masa që të mos ndodhin sepse i bie që të mbushen burgjet prap dhe të bëjmë amnisti çdo 6 muaj”, shtoi Karanxha.
Numri i të paraburgosurve në Shqipëri është rreth 2570, ndërsa numri i të burgosurve 1898, ç’ka tregon edhe një disbalancë jo logjike.
Po sa mire jua beje se kujtua se nuk do i prekte njeri keto qe jane ne pushtet. Bene nje ligje me dyshime dhe me letra anonime.
Shtet bananesh .nuk ka shtet me te poshter.. antinjerzore mizere komplet shyqyr qe jam zhduke prej aty vend mortje
Mire e ke o z.Karanxha, drejtesi e re vepron si ajo famekeqja sot ne El Salvador. Ndersa Spak dhe Gjkko veprojne si gangsteret e gestapos. Ka ardhur koha qe keto lloj institucionesh fashiste te eliminohen me ligj, dhe dumanistet e banistet te dalin para gjyqit.
Per pushtetaret ne burg nuk duhet te kete lehtesira. Per te tjeret mund te kete leshime sipas rrezikshmerise publike.
Ju mendoni qe pse u ka dale nami i fusin ne burg? Apo ka aq shume ne burg sa na ka dale nami? He mo Karanxhe, cdo beje ti po te ishe prokuror ne perendim? I denonin shqiptaret edhe me arrest shtepie, por krimet vazhdonin akoma me keq. Shiko ç'ben zv.kryeministrja dhe imagjinoji vete ata minjte e wc-ve.