Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e pagës së magjistratëve. Përmes një mesazhi në X, kryeministri pohoi se në asnjë rast nuk ka deklaruar se shoqata e Prokurorëve nuk është regjistruar në gjykatë.
REAGIMI
Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve paska thënë se shoqata e re qenkej e regjistruar në gjykatë dhe unë paskesha gënjyer, po në fakt unë nuk shkruajta që s’janë regjistruar në gjykatë.
Unë shkruajta, “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit” – pra s’pata qëllim ta thumboj, po thjesht të ilustroj moshën fare të njomë të shoqatës, ndërkohë që dihet botërisht se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, po duhet bërë edhe tek tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur.
Por halli me zëdhënësit vullnetarë është se e kanë zellin më të madh se sa zëdhënësit institucionalë, ndërkohë që informacionin e kanë si rregull gjysmak, çka i bën lajmës të nxituar të gjysëm të vërtetave – të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.
Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve paska thënë se shoqata e re qenkej e regjistruar në gjykatë dhe unë paskesha gënjyer, po në fakt unë nuk shkruajta që s’janë regjistruar në gjykatë.
Unë shkruajta, “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit” – pra…
Bjeru ne koke se do te hane koken, se kupton qe po bejne puc shteti bashke me kriminelin!
Po ça regjistrimi, kto jane individe kamikaze qe hidhen ne sulm nga berisha, po shyqyr qe jane fisheket e fundit te salihanes
Shoqata e prokuroreve, shoqate leshi,e krijuar vetem per rritjen e pagave te tyre. Kur eshte krijuar dhe pse nuk eshte rregjistruar tek tatimet ? Apo mqse eshte e rregjistruar ne gjykate, tek bashke hajnat qenka e mbaruar si proces. Kap cfare te mundesh eshte kjo pune.
Sikur thame qe nuk do interferojme me drejtesine ?!. apo tani, me histori Ballukesh, po na ngushtohet laku. Hajd tu biem ...
Rama, nxirr popullin ne protesta paqesore nese don ta shpetosh atdheun nga kjo drejrejtesi makabre. Populli duhet ta bojkotoje kete sistem drejtesie. Mitingjet popullore paqesore do duhet te sbulojne me emra e mbiemra gjyqtaret e prokuroret e korruptuar. Nderkohe Kuvendi te miratje nje ligj per imuniteti per te gjithe ata qe deklarojne publikisht se kane paguar para nga halli gjyqtareve e prokuroreve, me emra e mbiemra. Nese nuk e bejme kete nuk ka BE, ta harojme!
Gjyqtarēt fusin duart te arka e shtetit sepse dikur i paguante krimi organizuar, ndērsa tani mbushin boshllėkun nga takspaguesit. Duhet tē shkarkohet ministri drejtēsis pas kētij grushti shteti .Jan bērē avokat,deputet,prokuror dhe gjykat.,tē gjith ata qē mēndja u qēndron te pasuria vetjake dhe jo te shkaqet e ç'popullimit tē vēndit.Ç'na polli