Tetë persona janë arrestuar në lidhje me një hetim mbi një komplot të dyshuar për të sulmuar prokurorin publik të Brukselit, Julien Moinil, raporton Le Soir. Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një klani shqiptar të përfshirë në trafikun e drogës.
Media belge shkruan se sot në mëngjes, janë kryer 18 bastisje në kuadër të hetimeve për kërcënimet me vdekje ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel, Julien Moinil, ka konfirmuar për gazetën Le Soir. Prokuroria Federale. Pak ditë më parë mediat investigative ndërkombëtare raportuan se për kokën e të cilit, mafia shqiptare kishte vënë një çmim prej 1 milion euro
Kontrollet janë kryer kryesisht në Bruksel, por edhe në Leuven. Tetë persona janë ndaluar dhe aktualisht po merren në pyetje.
Pas marrjes në pyetje, gjykatësi do të vendosë nëse ata do të mbeten në paraburgim,” shton prokuroria
Gjatë muajit korrik 2025, prokuroria federale është informuar nga policia gjyqësore federale e Brukselit për një komplot të mundshëm për të kryer një atentat ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel.
“Të dyshuarit kryesorë duket se kanë të kauar kriminale lidhur me trafikun e organizuar të drogës. Dyshohet se ata janë aktivë brenda rrjeteve kriminale shqiptare,” thekson ministria publike.
“Gjatë muajve të fundit, policia gjyqësore federale e Brukselit, nën drejtimin e një gjyqtari të ngarkuar me çështjen nga prokuroria federale, ka kryer një hetim të thelluar mbi të gjitha informacionet.
Policia federale është angazhuar për disa muaj me radhë në këtë drejtim. Edhe brenda Prokurorisë Federale, disa prokurorë janë ngarkuar me ndjekjen e kësaj çështjeje.”
“Duhet mbrojtur më mirë policia dhe magistratët
Sipas të dhënave të Le Soir, ky kërcënim i një klani shqiptar nuk është i vetmi që ka në shënjestër Julien Moinil. Por ishte një kërcënim i konsideruar shumë serioz nga të gjitha shërbimet e sigurisë. Megjithatë, Prokuroria Federale nuk dëshiron të shpallë ende fitoren, pasi thekson: “Në këtë fazë, nuk është e mundur të konfirmohet ose të hidhet poshtë komploti për të kryer një atentat ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel.” Me fjalë të tjera, “hetimet vazhdojnë” ndaj tetë personave të arrestuar të martën.
“Ky hetim dëshmon edhe një herë nevojën absolute për të mbrojtur më mirë policët dhe magistratët, të cilët luftojnë çdo ditë, pa pushim, kundër kriminalitetit të organizuar dhe që, për këtë arsye, bëhen objektiv i këtyre organizatave kriminale,” komenton Prokurorja Federale Ann Fransen. “Për këtë qëllim, Ministri i Drejtësisë, me kërkesë ndër të tjera të ministrisë publike, ka krijuar një grup pune ku marrin pjesë edhe prokurorë të Prokurorisë Federale, i cili po përgatit iniciativa ligjore.” shkruajne mediat belge.
Sa vdesin dhe kta qe te shkruhet gjithmone "shqiptar" aty, "shqiptar" atje. Ama asnji lloj emri nuk bojn publik o vlla. Normale, fajin e kane gjithmon shqiptaret, serbet, bullgaret, rumunet, etj. Vec ballkani nxjerr kriminela sipas gazetave te ktyne, belget dhe hollandezet jane engjej (ama jane te paret qe pranojne leket e kriminelve dhe i nxjerrin nga burgjet). Ej zot na ruj
Çdo Shtet kur zbulon keshtu Grupesh, tjua Qi Motren ti Eleminoj ,jo ti fusi ne Burg se Taxapaguesit nuk kane Borxh ti mbajne me Buke.
Bravo Bruno, kriminelët nuk kanë as atdhe as komb! Ka diferencë të madhe gjuhësore midis "ca kriminelë nga Shqipëria" dhe "klani mafioz shqiptar".
Mediat belge qenkan me keq se keto port halet tona. Kane frike te permendin turqit, marokenet dhe afrikanet e merren me shqiptaret. Fantazojne per "mafien shqiptare" dhe me duket se paskan thithur pak me shume se duhet gazetaret belg nga hundet.
Shqiptari i vertet nuk mirret kurr me pun te pista o "kosovar" e kemi ne gjenez, shqiptari i vertet arrin edhe te vras per nder, hakmarrje e drejtesi po per pazar, para e prostituta kurr
Dhe themi pastaj qe nuk na fuan dhe na riatdhesojne ne Shqiperi. Keta hale dhe shoket e tyre duhen pjekur te gjalle siç i poqte Ali Pasha Suliotet.
Vetëm Enveri ja u kishte gjetur ilaçin. Diçka dinte që i kishte mbyllur në një kopsht zoologjik!
ja pse i duhen BE koketiganet
Rrac qeqenesh simpatizant te Saleh Murtajes
Pordh me rigon. Jo po do vrisnin mbretin.
Shume e habiteshme por dhe e ndyre nga mediat Belge! Gjithmone nqs ka te bej me Shqiptare i bejne publike,ndersa per nacionalitetet e tjera pothuajse asnjehere.Kam dyshim qe prapa mund te qendrojne politikane te huaj dhe Shqiptare qe nuk e duan Shqiperine ne Europe .
Ate 1 milonin e eurove ka e gjetet mor aman. Nderkohe qe ende nuk eshte e qarte nese ka qene thjesht nje kercenim verbal apo nje atentat i programuar. Ka te ngjare qe ne fund te dale qe as kercenim nuk ka pasur. Para disa vitesh ne Bruksel u vra nje gjyqtar bash ne pallatin e tyre te drejtesise dhe gjithe shtypi vendas i shtyre nga disa prokurore nxitoi te akuzonte nje shqiptar pa emer. Ne fund fare rezultoi qe vrasesi ishte afgan. Ambasada shqiptare a ekziston atje, apo thjesht paguhet me taksat tona. Se edhe nese kjo ngjarje del nje fiasko si edhe ajo tjetra para ca diteve qe nje shqiptar me depresion kishte varur veten dhe shteti belg nxitoi te akozonte 'mafien' shqiptare atehere me mire mbylleni ate ambasaden tone atje se si vlen as dreqit.