Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që nisi me grumbullimin e studentëve në Qytetin Studenti dhe përfundoi me rënien e bustit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës.Nën drejtimin e një grupimi të atyre që atë kohë quheshin “sampistë”, Hajdari u ndodh pikërisht në vendin ku disa orë më vonë shtatorja e diktatorit do të binte në tokë e më pas do të tërhiqej zvarrë në rrugët e kryeqytetit.
“Ka qenë një ditë e ngarkuar, ka filluar herët në mëngjes. Studentët kanë zbritur nga Qyteti Studenti. Kishte frymë. Nuk ishin vetëm studentët ata që kërkon ndryshim. Fillimisht në shesh nuk ka pasur shumë njerëz afër bustit. Forcat speciale u ndanë. Mua më ra për risk që bashkë me grupin tim të shkonim në shesh sepse erdhën informacionet që po tentohej në distancë, po sulmohej me gurë busti i Enver Hoxhës”, kujton Hajdari.
“Orientimet ishin të qarta që mos të dëmtoheshin protestuesit, por në situata të tilla revolucioni, urdhrat nuk funksionojnë. Aty më shumë dorë ka individi, rastësia… Aty është duke rënë një sistem dhe po rilind një sistem tjetër. Ka njerëz dopio-emocional. Disa janë të lidhur me sistemin, disa e kanë me dy mendje. Por grupi i protestuesve erdhi duke u rritur. Sigurisht që edhe masat tona erdhën duke u rritur. Ishin qentë për të bërë detyrën e tyre, granatat lotuese që kishim atëherë edhe shotganët me plumba kauçuku”.
Ish-komandant I FNSH-së, sot në postin e Prefektit të Tiranës, Hajdari tregon se në ato orë dinamike në kryeqytet u ndërpre komunikimi me ministrin e Brendshëm, Hekuran Isai.
“Demonstruesit kanë pasur dirigjim. Rreth 15 minuta para se të kapte kulmin ajo protestë e madhe është ndërprerë komunikimi me zinxhirin, jo me Ramiz Alinë, por u ndërpre zinxhiri ynë deri te ministri. Ky komunikim u ndërpre. Përveç ndërprerjes së komunikimit ne kemi dhe bulonat e bustit të Enver Hoxhës që ishin liruar nga mbrapa”.
“Nuk është e vërtetë që ne kishim urdhër të mos qëllonim. Të gjithë njerëzit ishin të armatosur me fishekë zjarri, përveç fishekëve të manovrës që mbaruan qëkur ishim te Kryeministria. Plumbat e kauçukut mbaruan. Nuk ka pasur asnjë urdhër që ne të qëllojmë ose të mos qëllojmë, por detyra e bënte që ai bust duhej mbrojtur”, tha Shkëlqim Hajdari për Exclusive.
Top Channel
Nga shenimet, kujtimet e filmimet e fiksura e te percjella nga protagonistet e asaj kohe rezulton se: ----- 1.- Nuk ka patur kurrfare cmontimi naten, si ne rastet e shtatoreve te tjera, te cilat kane qene te fiksuara me vida vertikale shume te gjata e te trasha (Lenini, Stalini, etj) ….. ----- 2.- Kjo shtatore e Diktatorit, ishte 8 metra e larte, e derdhur ne bronx, BOSH nga BRENDA (= e lehte si peshe!), ----- vendosur mbi nje bazament te ulet, 1,5 metra i larte, ----- dhe ------ 3.- po ashtu, bazamenti i drejperdrejte ku u salduan kembet ishte nje pllakez e holle bronxi, rreth 2-3 centimetra, ----- edhe kjo pllakez bronxi nuk ishte e ngjitur me betonin poshte, ka qene e vendosur me boshllek mbi strukturen prej muri ku u fiksua ne kater anet e saj, ne forme kuadrati. ------ Aq e vertete eshte kjo, sa nga kujtimet e filmimet e kohes, duket qarte se ajo shtatore lekundet shume edhe me levizjen e ajrit nga nje ere e moderuar, ----- si dhe zgavrat e kembeve te shqitura nga pllakeza prej bronxi ku ishin salduar, kane mbetur aty te dukshme e te prekshme fizikisht per nje kohe shume te gjate, deri pas 1998, kur u rikonstruktua per here te pare ajo pjese e Sheshit Skenderbej, pra perballe Muzeut Historik ! ----- 4.- Kjo shtatore u perurua ne 16 tetor 1988, me rastin e 80 vjetorit te lindjes se Diktatorit ….., eshte veper e skulptorit Shaban Haderi. ----- 5.- Kjo shtatore U RREZUA me 20 shkurt 1991, me ndihmen e NJE KAVO-je te THJESHTE per TERHEQJE ¨IFA¨-sh (kamion i lehte, mesatar, prodhim gjermano-lindor), e cila u vendos me gishtat e dores se majte te shtatores, ne fund-shpine. = pasi rrezimit, nga filmimet ….., jane te dukshme zgavrat boshe qe kane lene kembet e shtatores te pllaka e holle prej bronxi ku ishte salduar. ----- Konkluzion: ----- – eshte menduar qe ne 1987 qe do duhej te ishte nje strukture e madhe, por e lehte (gjoja arsye ekonomike)! – me shume gjasa, ne memorien e tij Prefekti i Tirones Shkelqim (bej) Hajdari, e/o intervistuesi ka/kane bere nje lapsus, duke futur ‘ne nje thes’ edhe kete shtatore, me ato te gjithe shtatoreve te tjera komuniste ne Shqiperi, = te renda, te derdhura ne bronx si nje mase e tere, e me pas te shtrenguara ne bazamentin e beton-arme-se me vida celiku, super te medha, vertikalisht te gjata. = kaq te renda kane qene keto shtatore, sa nga filmimet edhe te reportereve te huaj, rezulton se jane nevojitur deri ne dy vinca, nga me te medhenjte e kohes, per ti shqitur e larguar nga bazamentet e tyre te larta mbi 5 metra. = nje pjese e tyre, sot gjenden ne oborrin e jashtem, ne pjesen e prapme ( me pamje nga Banka e Shqiperise = ish Hotel Dajti ) .

Lajm i ri ! ha eshte e vertete apo Jo te shikojme ne vijim te Hetimeve.. Ne London ne Aeroprtin u kapen Lingota Florriri , me vlere mbi 1, 8 Miliard Paund.. Flitet qe mund te jete Florriri i Tunelit te Kerrabes ! Per Historine e Bustit te atij Diktatori , duhet te flasin deshmitaret qe moren pjese kure e terhoqen zvare .... ndersa per ish Diktatoret e tjere qe mbijetuan dhe nje pjese jane akoma gjalle , nuk flitet fare ! perse ata nuk u cenuahn nga Ligjet e reja Demokratike..
Ky eshte nje tjeter tregues qe po keto fytyra jane ne poste drejtuese ne kete vend. Madja zotria ne fjale eshte bere i pasur , vetem prej trashegimise se te shoqes . E ta lumsha mos demokraci , i bere edhe kokqoshet pasunare. Nje sqarim se kam qene vete ne shesh. Aty ishte i gjithe populli e jo studentet. Bustin e hodhi populli e me pas e terhoqen me makine IFA deri te qyteti studenti. Rruges per atje ngaqe njerezit i hipnin siper , u shkeput ne dysh e makina mori zvarre vetem koken. Njerezit kishin shpresa te medha ne ate kohe, por kur mendon se kane kaluar 35 vite e serish keto fytyra jane ne pushtet apo rrotull tij, eshte tejet e trishtuar . Zoti i ruajt shqiptaret e mire e te ndershem
Diktator quhen ata qe vrasin 5000 te rinj,qe shkaterojne industrine,qe vjedhin dhe pervehtesojne prona te pafunda,qe fusin ne lufte vellavrasje veri-jug.Me thuaj or tyç cilen nga keto vepra ka kryer Enver Hoxha?Sa per Shkelqim Hajdarin duhet te lash gojen jo me sapun e kolinoz por me acid or pleher se eshte nje nga familjet me patriotike dhe me nje edukate e civilizim ekselent qe fatkeqesisht sot i mungojne ketij vendi . Ndaj nese je venali e ke qene okular ate dite bulonat kane mbetur aty se bronxin e morren per ta shitur shoket e tu.Koka eshte terhequr zvarre ne drejtim te qytetit studenti . Ku jane bllokqenet sot or tyç qe kane zaptuar vila,ish kliniken e Qeveritareve dje?Ç'fare fitoi populli pas 90-tes perveç kaosit,vjedhjes,papunesise,perveç lehjes si qen??????? Bllokqenet e sotem kane prona ne kryeqytet,ne mal ,ne bregdet e jashte kufinjeve te ketij vendi .Apo per kete e shporrem diktaturen e shumices mbi pakicen dhe instaluam diktaturen e pakices mbi shumicen. Se fundemi me siguri qe duhet te jesh nga ata qe pa mbaruar ciklin e mesem ke mbaruar dhe diplomuar me arsimin e larte te plepave. Respekt per familjen atdhetare Hajdari(nuk e kam fjalen per ate te Azemit)qe sot ha buke me personin qe e nxorri ne prite.
Perballe kujtimeve e sidomos filmimeve te kohes e ato deri ne 1998-99, kur u rikosntruktua ajo pjese e sheshit, mendoj se behet fjale per nje 'lapsus', gje qe behet me bindese, konsideruar sidomos rrethanat e tij ne ato momente si komandant i Forcave te Nnderhyrsjes se Shpejte, pra jo klient qe osht t'u rrufit nji kafe ! ----- Por m.q.s. ene ju kruhet, ene ju djeg, theksi i Prefektit (bej), ajo eshte ironi qe lidhet direkt me investimin 13 vjecar te z. Hajdari per te venereuar ish Perfektin Qazim bej Mulleti, e risjelle m'Tirone eshtrat e tij...., e m'ket venerim, boni gjithshka qe pas10 viitesh Kry-Inspektor, funksion ne te cilin nuk bobi asnji hajer per Popullin, por vetem per oligarket tuj iu lepi para-mbrapa Kryeministrit Edvin Kristaq Rama, mo n'funf ia arriti me u bo Prefekti i Tirones, zotni Shkelqim bej Hajdari ! = 10 vjet Krye-Inspektor ASNJE REZULTAT ne LIDHJE e PERSHKRIM JURIDIK me FUNKSIONIN SHTEROR !
Kjo eshte Metamorfoza shqiptare … nga polic i diktatures .. ne prokuror dhe me pas prefekt i kryeqytetit te demokracise …trashegmtari ne bamires milioner pa asnje dite pune .. nuk dihet nese mbajne ramazan perte sistemuar mire ne skedaret e tyre gjynahet dhe “ sukseset “ galopante ne kete sistem…
Mos u lodhni kot me hetime per ngjarje para 35 vjetesh, rrëzimin e shtatores të Enver Hoxhes , e ka thënë i ndjeri Namik Hoti , kush e rezoi .