Koncesioni i Sterilizimit, Beqaj: U shpik një akuzë e re, gjyqtarja mori një vendim absurd! Berishën, Vokshin e Vasilin i thërras dëshmitarë në gjyq

26 Janar 2025, 09:33Kronika TEMA
Koncesioni i Sterilizimit, Beqaj: U shpik një akuzë e re, gjyqtarja

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar publikisht lidhur me procesin gjyqësor për çështjen e njohur si koncesioni i sterilizimit.

Në një deklaratë të publikuar këtë të diel nga avokati i tij, Beqaj ka rezerva sa i përket procesit duke e krahasuar me komisionin hetimor parlamentar të drejtuar nga Albana Vokshi ku theksoi se sipas tij, të dyja këto procese dështuan dhe i konsideroi ato si përpjekje për të mbyllur gojën e tij.

Sipas Beqajt, procesi është i padrejtë dhe mungon transparenca. Ai ka kritikuar gjyqtaren e çështjes, duke e akuzuar për shpikjen e një “akuze të re” në fund të procesit dhe për mohimin e të drejtës për mbrojtje efektive.

Beqaj ka kërkuar që Sali Berisha dhe Albana Vokshi që sipas tij e kanë duartrokitur qëndrimin e Gjyqtares të vinin në gjyq dhe ti thonin në sy fjalën “hajdut” dhe po në sy Beqaj ti jepte përgjigjen e tij.

Deklaratë publike e Ilir Beqaj:

Së pari, dua të falenderoj të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje dhe besim tek e vërteta që unë dhe të tjerët po mbrojmë në Gjykatë në lidhje me çështjen e koncesionit “për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, që rëndom cilësohet vetëm si “çështja e sterilizimit”, duke reduktuar ndjeshëm në opinion publik gjithë komponentët përbërës të saj.

Gjyma e përballjes sonë në Gjykatë lidhet me të vërtetën e kësaj çështjeje dhe provave të saj të pakundërshtueshme. Gjysma tjetër ka kohë që lidhet vetëm me pengesat artificiale dhe të paligjshme që na u krijuan vazhdimisht gjatë këtij procesi, i cili para së gjithash duhet të garantonte të drejtat minimale të të akuzuarve, për të kuptuar akuzën, për të marrë provat ku bazohet akuza, për të folur dhe për të patur në sallë prezencën e medias.

Ekziston një ngjashmëri shumë e madhe midis procesit hetimor që zhvilloi Albana Vokshi si drejtuese e komisionit hetimor parlamentar të kallëzimit të saj dhe procesit gjyqësor që zhvilloi Gjyqtarja e seancës paraprake. Të dyja proceset zgjatën me muaj të tërë dhe të dyja dështuan duke përfunduar me urdhëra dhe skema për të mbyllur gojën time.

Albana Vokshi mori urdhër për të më mbajtur dy ditë peng në Kuvend pa më dhënë të drejtën për të folur dhe për t’u mbrojtur nga akuzat e saj disa vjeçare.

Edhe Gjyqtarja në fund të procesit gjyqësor mori një vendim absurd dhe të pazakontë që të gjithë të heshtnin dhe të mos flisnin për thelbin e çështjes – akuzën e re që ajo shpiku në fund të procesit. Kjo ishte dhe arsyeja e “shpërthimit” tim ndaj masakrës që ajo i bëri procesit gjyqësor dhe të drejtave tona procedurale si të pandehur.

Gjyqtarja vendosi që të mos shpjegonte/arsyetonte vendimin e saj të ndërmjetëm kur ftoi prokurorët që të korrigjonin akuzën, e cila ishte në thelb një akuzë totalisht e re. Dhe për këtë kishte një arsye. Në Njoftimin e Akuzës nga prokurorët dhe në provat bashkëlidhur nuk kishte asnjë provë që përligjte ngritjen e kësaj akuze të re. Si unë, si të akuzuarit e tjerë, si avokatët tanë dhe mbi të gjitha si vetë Prokurorët e çështjes, i kërkuam asaj që të shpjegonte arsyet e këtij qëndrimi dhe në cilin fakt apo provë të akuzës ajo bazohej për të pretenduar që në rastin konkret unë isha “hajdut” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Për më tepër që ky është një detyrim ligjor i saj dhe një e drejtë e pamohueshme e imja për të kuptuar akuzën e re që më bëhej.

Pavarësisht këtyre kërkesave, Gjyqtarja vendosi të kyçte gojën. Pra, të mos shprehej. Pastaj vendosi që as Prokurorët të mos shpreheshin dhe të mos shpjegonin akuzën e re të saj. Gjoja na dha neve fjalën për t’u mbrojtur duke na thënë paturpësisht që nëse nuk kishim ndonjë gjë për të folur, edhe mund të mos flisnim. Po si mund të mbrohesha unë dhe të tjerët për një akuzë të re të bërë nga Gjyqtarja që vetëm nenin tregon dhe nuk shpjegon asgjë se çfarë u vodh, sa u vodh, kur u vodh dhe cila është kjo strukturë kriminale që nuk shpjegohet në asnjë rresht të akuzës?! Po ashtu, a nuk e rregullon dhe e detyron ligji bashkëpunimin e ministrit me zv. ministrin, a nuk e rregullon dhe e detyron ligji bashkëpunimin e titullarit të Autoritetit Kontraktor me kryetarin e Komisionit të Koncesionit, a nuk e rregullon dhe e detyron Kodi Civil dhe kontrata bashkëpunimin e Autoritetit Kontraktor me koncesionarin? Prandaj, ky ka qenë një proces fiktiv, që ashtu si komisioni hetimor parlamentar, duhej të mbyllej me heshtjen time. Disa herë kam kërkuar mediat të jenë prezent në sallë, sepse nuk ka asnjë sekret në fjalën e mbrojtjes sime. Ama në të gjitha rastet më është mohuar një kërkesë e tillë nga Gjyqtarja se gjithë ky proces sipas saj është sekret hetimor.

I ngjashëm ka qenë reagimi im në fund të dy proceseve. Tek procesi hetimor parlamentar duhet patjetër të reagoja kur Ina Zhupa dhe Albana Vokshi e mbyllën gjithë atë “pengmarrje” timen pa dashur kurrsesi të më jepnin fjalën. Ndërsa tek procesi gjyqësor vendosa të mos qëndroja më në sallën që më mbajti peng nëntë muaj dhe në fund Gjyqtarja jo vetëm heshti në mënyrë të paligjshme, por edhe na mbylli gojën ne të tjerëve, të akuzuarve, mbrojtësve tanë ligjorë dhe prokurorëve.

Natyrshëm që Berisha dhe Vokshi e kanë duartrokitur qëndrimin e Gjyqtares. Të njëjtës gjyqtare që i hoqi masën “arrest shtëpie” Sali Berishës. Të dy këta, si edhe Petrit Vasilin, do t’i thërras dëshmitarë në gjyq. Të ma thonë në sy fjalën “hajdut” dhe po në sy t’u them përgjigjen time.

43 Komente

  1. N
    Nga fshati titit

    Perpara Salehit gjyqtaren DAVIDHI e zene ZAKONET,ja u bene mire ju te rilindjes lepurusha ju,kurse Davidhi eshte nga vendi ku kafsha me e eger LEPURI,trimeresh me ju se keni bere pisdheqe lepurushe me Salen kjo eshte drejtesia e rre.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazepi

      Bythe qiri gjate. Ti fjalen hajdut e ofendon. Ti je xhepist i gjate me kurve e me llum se xhepisti tjeter i gjate tjeter. Ptuuuuu ordiner.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Ai po kërkon një të drejtë me logjikë. Ti o Gazep që I thua hajdut Beqës po Berishës çfarë mund t'i thuash?

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazepi

          Berishes i them krye hajdut mor djale. Por nga shiu bie ne bresher nga do te shkosh

          Përgjigjjuni
          1. T
            Timi

            Ti gazep po pate ndonjë fakt per vjedhje aty e ke te gatshëm para prokurorit se me llafe te gjithë jemi hajdut. Puna eshte se i shkelen te drejtat nga gjyqtarja e Saliut. Avokati te padisë gjyqtaren per shkelje ligji.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hazepi

              Ha habja jabha ha keshtu sja hidhni dot o timi. Po ke fakte ha ha ha hajde kar hajde. Prap do fakte ti???

              Përgjigjjuni
            2. R
              Realisti

              Po mirë o Gazepi po ky thotë që akuzat fillestare për të ranë pasi edhe prokurori u tërhoq nga to. Kjo gjykatësia nga I shpiku akuzën e re e o thotë prokurorit të gjej provat? Kështu bënte Enveri.

              Përgjigjjuni
            3. M
              Maro

              Po meqe Berisha eshte I keq...hajde te mbrojme keta...Ore a keni llogjike...erdhi per reforme e asnje reforme nuk beri....

              Përgjigjjuni
              1. T
                Top G

                SPAKU per kete shokun e ngushte te Rames thote grup i strukturuar kriminal. Dhe ka vjedh leke qe kane te bejne me shendetin e njerezve. Ti vazhdo me Salen,,,

                Përgjigjjuni
              2. Z
                Ziu

                Hajdut hundeperpjet...arrogant...suksese ne jete. Konfiskim te pasurive.

                Përgjigjjuni
                1. '
                  ''''

                  Suksese ne jete o Beqiri Partise. Keshtu eshte kur ha dardha prapa kurrizit te shefit, e ha ne bythe

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Shqiptari Mesatar.

                  Nuk ka lindur ai burre nene ta akuzoje Ilir B. per Vjedhje. Vete, po. Atij i lejohet te permende fjalet Hajdut grup i strukturuar KRIMINAL. Per fat te keq, as i kupton as ja shpjegojne. Ndaj, konfuzioni. Viktime dhe i pergjore, i drobitur dhe gjynahqar, sherbetor publik dhe i sinqerte si ai, nje zot e di pse disa e quajne te gjithe: HAJDUT.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Teo

                    Hajdut pulash ..deri ke faturat e BE futi hundet....duke e ditur bile dhe pergjohej...dhe arrogant bile....

                    Përgjigjjuni
                  2. Z
                    Zymbyli

                    Po dhe sot që e ka bër Perëndia pushim o komentuse nuk rrini dot pa sharë? Ilir Beqja po të ishte ashtu siç thoni ju hajdut do të rrinte me gojën mbyllur si Lefter Koka, apo apo do të fshihej si Arben Ahmet e nuk kishte pse kërkonte gjyq me mediat të pranishme., kjo tregon se ai eshtë i pafajshëm.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kolegu i SPAK -ut

                      Zymbylo Beqja është kapur duke vjedhur me presh ne dorë mer bq lushishteje. Edhe saliu therret mediat 24/7 po nuk do të thotë asgjë që është i pafajshëm apo jo legen

                      Përgjigjjuni
                    2. D
                      Detari

                      ramazoni fitoi zgjedhjet me ndihmen e keti mahmutit "shendetesia falas" lol fatale skiptare popull pa bole.

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Janulla

                        O Dekar , hajde na e ruaj pak hajdarin …

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kaurri

                          Ke te drejte vlla. Askush nuk e thote por 500 vjet turku e katandisi sot kete popull ne vemje dhe dele siç jemi dhe do ngelemi. Sjemi as sa kari nje serbi apo greku.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Terezja

                            Ti ke dal nga kari i arabve, greket jane dyndjd arabe , shqiptaret jan shqiponjate e skenderbeut e nene terezes, o debil i spermes arabe

                            Përgjigjjuni
                        2. k
                          km

                          Sic Ke pseudonimin " gazep" ashtu je ne fakt,"gazep,".Iliri Beqaj eshte i " pandehuri".Cilesimin per Fajin jà ben vendimit i gjukates pas gjykimit.Por eshte fakt- ndryshimi i akuzes,shenon renien e akuzes se pare.Dhe me kete gjukatesja "Davidhja" duhet te deklaronte:-a- rrezimin e akuzes( mosdeklarimi eshte shkeljet e ligjit).b- rrezimit i akuzes detyrimisht lirimin nga burgu me pafajesi per ate akuzen te ngritur.Pas ketyre veprimeve,gjukatesja me te dhenat qe dispononte te shpallet akuzen dhe masen ndaj te pandehurve( arrest me Burg,arrest shtepiedetyrim paraqitjen etj,etj.)Ne rastin konkret ,orgAnet qe mbikqyrin veprimet e gjyatareve duhet te merrnin vendim ndaj sa j.Ilir Beja Ka te drejten.Ai do te denohet si dhe ish ministri i Brendeshem qe u denuar se emrin i tij permenden ne nje regjistrim,vetem emrin.Sa veta ne Shqiperi Kane emrin Iliri,apo Samir?.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shaqo

                            Bravo Ilir Beqja, ke argumenta kokforta, qe llogjika e nje juriste, te ashtuquajtur gjyqtare, nuk i kupton. Eshte e turpeshme te krahasosh sherbimin spitalor sot, me ate qe ishte. Per ndryshimin e ndodhur, duhet te ngrihen edhe mjejet e infermieret te deshmojne si dhe pacientet qe kane marre keto sherbime. Para 2013 hynje ne spitale e te merrej fryma, te binte te fiket, dhe sot kemi ambjente e sherbim teper cilesor ne saj te masave te marra. Por Vokshi e soj sorollopi i saj, nese kane nevoja, sherbimet i marrin jashte shtetit, ketu jane vetem per brockulla e per te vjedhur. Kujtohini per bizneset e saj dhe te familjareve te tyre, dhe pastaj gjykoni Beqjan me shoke.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Top G

                              Mentalitet dhe menyre te shprehuri fiks prej patronazhisti. Eshte kap tu vjedh lek qe duhet te perdoreshin per shendetin njerezve oouu. Apo ci qi temen,,,,, te rroj partia. Dhe na tregon per fasadat. Por qe kane ikur gjithe ata mjek e infermier? Qe kemi numrin me te paket per mjek ne evrope? Apo varja,, te rroj partia.

                              Përgjigjjuni
                            2. D
                              Damiani i Gjinit te Kureve

                              Une nuk e besoj as prokurorine e posacme SPAK, qe e akuzon Bqajn se ka pervetesuar fondet e BE, as Gjykaten qe e ka cilesuar si anetar i grupit te strukturuar kriminal, sepse perpara se te besoj keta besoj tek fjala e kryeministrit tim te nderuar qe ka thene se nje njeri 2m e lart i gjate nuk mund te jete hajdut. Keshtu SPAKU-t dhe gjykates i mbetet vetem te vertetoje me nje komision dhe nje meter te kolauduar nese Beqaj eshte 2 m e lart i gjate. Nese eshte mbi 2m sic thuhet atehere ai duhet te lirohet nga cdo akuze pasi fjala e KM eshte si ato aksionmat qe nuk do vertetim por merret si e mireqene si psh nje aksiome nga gjeometria "Pika eshte ajo qe nuk ka permasa"

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Humoristi

                                I faqezi je vetedeklaruar si hajdut!”Si vodhet ju te djathit,po vjedhim ne te majtet!? E ke deklaraten me ze e figur.Krejte e thjeshte per soak per ta gjetur ne internet!!

                                Përgjigjjuni
                                1. k
                                  km

                                  Edhe une mund te them qe ti qe shkruan per gjirin e kurvave,je i mbnjelle te gjirin i kurvave.E di ku eshte? Gjirin ne te majte te kishes se shen Prokopit,te liqeni artificiale i Tiranes.Thone se ai i gjati e Ka frekuentuar kete vend per te ngjyrosur.Se mos del dobic i tij.Pyete mamin Njehere.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. m
                                    mj

                                    "Proces i montuar politikisht" po ankohet edhe Lil Beqja, hajduti me i urte e me prodhimtar i Rilindjes! Me Koncesione njeri me mafioz se tjetri qe mbajne firmen e tij qe qe kane dem ekonomik qindra milione Euro! Por se kush po ja "monton" kete proces, Beqoja i urte nuk ja nxe goja akoma ta thote...mbase e ka lene ta rrefeje vetem nese e rrasin brenda tek 313.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. t
                                      titi

                                      bejn nga nje maune me leke kto kurvat majtas dhe djathtas populli vuan kto bejn nga dy vjet burg dhe dalin pisat

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Elvis

                                        Hajdut! Gjynah qe drejtesia nuk do e beje sic duhet kete pune (inshallah te gabohem dhe sidoqofte do e beje Ai lart) se ti bashke me te tjere si puna jote duhet ta harrojne driten e diellit!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Real

                                          Nje qe ta kalon ne hajni Ty eshte vetem krye hajni i ripjelljes, shoku Yt i rinise kur luanit basketboll bashke .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Ana

                                            Nuk e di po ne kete rast me duket se gjyqtari po ben rolin e prokurorit perderisa nge nje akuze te re ne vend qe te shqyrtoje akuzen e pergatitur nga prokuroret!! Qofsha i gabuar por nuk ka sens kjo qasje nga gjykata. Sidoqofte te presim vazhdimin e gjykimit dhe sa me shume transparence per te gjitha seancat.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Suksesi

                                              Turizmi dentar fale Beqes, suksese ne jete !

                                              Përgjigjjuni
                                              1. s
                                                sali krimineli ne burk. per. jet

                                                ajo. gjyqtarja. qe liroj. kriminelin sali kermen. berish qe jo eshte hajdut kriminel. frases shpifes. ajo duhet denuar. sali krimineli prishi dhe shkateroj shqiperin. me thème tani na hiqet si trim sali kerma berish. duhet te denohet. me burk te perjetshem

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Taulant 2

                                                  Jo qe vodhi por hëngri nga te dy krahët. Ilirat i kane bere keta.Prandaj ju bene gropën se jane puthja qe s'ngopen

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Lame Duka

                                                    Probemi eshte si ka qene mjekesia dhe gjithe sherbimi shendetesor dhe si eshte sot, me mire ne te kaluaren kur kishim kryeminister nje mjek, madje qe brenda dites nga dr u be prof.dr, apo pas tij, kur cdo gje ne Shqiperi po ndryshon. Sipas dr. Berishes, Shqiperia eshte ne ditet me te zeza te saj. Sipas PS dhe Rames eshte ne ditet me te bardha te saj. Kete problem e zgjidh vota e popullit. Por duke i dhene nje pergjigje te drejte, te ndershme e ligjore, pyetjes ne krye dalin edhe pergjegjesite, edhe fajtoret, edhe roli e ndikimi i politikes mbi proceset ne gjykate, sic del edhe pergjegjesia e I. Beqes e po aq edhe e gjyqtares se ceshtjes, Davidhi. Sa per Berishen e Voshin e Vasilin, dihet qe ata e kane pas ndritur shendetesine shqiptare, aq sa nuk rrefehet. Ka edhe pamje filmike te asaj kohe, qofte edhe per problemin "e vogel" te sterilizimit, te cilat mund te shihen edhe nga ata qe drejtojne senacat gjyqesore. Ilir Beqja ka te drejte te mbrohet deri ne germen e fundit te ligjes, po aq sa gjykata ka te drejte te kerkoje deri ne germen e fundit te ligjes pergjegjesine e tij.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Q
                                                      Qytetarja

                                                      Turp i madh per disa gjygjtare dhe per disa njerez qe nuk i len mllefi dhe shkruajne lloj lloj budallalleqesh..Zakonisht njerezit qe mallkojne duhet tu lesh zotin lart we te bjere mbi ta..Njerez qe duan ti bejne te gjithe pis pa asnje argument..Lej te shkretet ne meshiren e tyre se nuk dine cthone... Zoti Beqaj w verteta heret a vone do dal dhe te gjithe ato qe kane hedhur balte mbi ty do i gjykoje tjeter kush.. Turp per gjygjtaret we na gjykojne qe nga injoranca apo dashkeqesia japin te tilla vendime...

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. B
                                                        Beni

                                                        Per deshmitare thirr luleshtrydhen qe erdhi ministre mbas teje. Te deshmoje se perse e bere sterilizimin me nje koncension qe do i kushtonte shqiptareve mbi 10 miliarde leke te vjetra ne vit ne nje kohe kur sipas shkreses qe ajo te dergoi si drejtoreshe e QSUT, per sterilizimin ne qendren e re te gatshme e te pajisur ne QSUT mjaftonin 900 milione lek ne vit. Saliu e Vokshi nuk kane qene ministra e drejtore shendetesie dhe nuk kane cfare te deshmojne

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. N
                                                          Nokja

                                                          Po thirrën Manastirleshën i bie t'ja vejnë prangat në sallë të gjyqit për çfar ka firmos ajo mbasi iku Beqja.

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. D
                                                          DUCJA

                                                          Beje ate burg dhe suksese ne jete. Kushedi edhe aty te del rasti ta vjedhesh aty ndonje pjate pilaf. Ty po te te quash hajdut turperon gjithe profesionin. Ti je xhepist plehre.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. M
                                                            Me urdher shteti apo partije

                                                            Procese gjyqesore te paravendosura ndodhin ne vendin tone dhe asnje prokuror e gjyqtar nuk punon per proces te ndershem e te paster

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. a
                                                              arseni

                                                              ky Beqja ka bere nje vjellje te sofistikuar si mjeshter i IT jo direkt por me te trete ,ka shepenzuar kot 100 M EU per sterilizimin te vetem veglave kirurgjikale , dhe si pasoje po te shkosh ne rrethe pas dy javeve te para te cdo muaji nuk ka fonde leke per kompletet sterile .Te themi te verteten teknika GAMA per sterilizim ka vlere te jashtezakoneshme ,por kur behet komplet ; salla ,tavolina operacjonit ,veshjet aparatura ,numeri njerezve i kufizuar ,dyert qe duhet te hapen pa prekur .Do tu bej nje pytje ketij Beqjes qe e mban veten si hero ku i ke keto pjese te teknikes GAMA ? Kjo eshte njelloj sikur te hysh ne nje sallon lluksoz me njeren kepuce me balte tjetern ta kesh lustrafin .Ketij duhet ti kerkohet hesap se i mblodhi veglat e vjetra te kirurgjise dhe i zhduku qe kirurget kur te kishin nevoje urgjente te mos i perdornin , Ky eshte krimi qe ata kane bere ??? Keto duhet ti permendi opozita ketij mashtruesi qe mori persiper se do te reformonte sistemin shendetesor ......e ka mbushur me patronazhiste te pa afte ,qe njerezit vdesin ne urgjenca pa diagnoza sepse mungojne mjetet dhe medikamentet me minimale

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. R
                                                                Real

                                                                Ajo ministresha te cilen i gjati i ripjelljes e beri pas teje, kishte bere oponencen me reale per kete afere , kur ishte drejtoreshe e QSUT. Por Ajo u be bashke puntore e djallit dhe harroi denoncimin qe kishte bere. Duke qene se i gjati i ripjelljes ishte bythe e krye ne kete afere, Ajo duhej mbajtur afer qe denoncimi mos te kishte ze. Per kete qysh se u be ministre Ajo eshte dashi me kembore i te gjatit dhe ne cdo riorganizim kabineti Ajo vetem kalon nga shendetsia tek arsimi, dhe e ka te sigurt nje kabinet ne rast fitoreje te ripjelljes ne zgjedhje.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. G
                                                                  GRETA

                                                                  MOS U MËRZIT z.BEQJA…. TI DIJE TË VIDHJE PARA, POR PËR TI SHIJUAR ATO, ISHTË KISMETI I GRUAS….

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. M
                                                                    Mali

                                                                    Në qoftë se në radhët e gjygjëtarëve ka si kjo Davidhi atëhere e mori lumi drejtësinë dhe të mos qahemi nga drejtësia e kohës Enverit sepse në atë kohë të gjykonin anëtarët e jurisë që ishi punëtorë kooperativist apo dhe profesione të tjera dhe prandaj e mori lumi atë sistem. Por sot të gjykon një gjykatëse e vetëme e cila është betuar tekSaliu Iliri për besnikëri dhe mos të presim drejtësi dhe drejtpeshim të gjykimit sepse para se të jesh juriste profesionalisht në niveltë lartë duhet të jesh njeri me dinjitet ,moral ,kurajo dhe i pa varur nga politika dhe struktura të nënëdheshme që ushtrojnë presion mbi gjyqëtarët e trembur të korruptuar dhe me zëmër si të lepurit.Bazuar në dy vendimet e fundit të ksaj gjyqëtarje më duket se kjo nuk është në binarët e ligjit.Them se pavarësisht se kush ka qënë dhe është IlirBeqja ai ka të drejtë të dëgjohet dhe të mbrohet në maksimumin e mundshëm për akuzat që i janë bërë ,pastaj gjykatsja le të marrë atë vendim që ajo e shikon si të balancuar në raport me fajin.Por ti mohosh të akuzuarit mbrojtjen me artifica dhe iterpretime ekstra të pa bazuara në ligje kjo është të vësh kujen për çfarë drejtësie paskemi dëshiruar dhe në dorë të kujt ka rënë kjo drejtësi .Ilir Beqja po ka konsumuar figurën e krimit le të dënohet por me fakte dhe jo supozime dhe sajesa se pondodhi kjo atëherë pse e bëmë reformën në drejtësi dhe përse paguhen me 3,5milion lek(të vjetëra) këta lloji juristësh që vetëm drejtësi nuk japin.Eh çfarë hataje e madhe e ka gjetur popullin e shkretë që nuk po shef një ditë të bardhë .

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje