I arrestuar pasi u bë baba nga bashkëjetuesja e 13-vjeçare, Prokuroria mbyll hetimet dhe merr të pandehur 21-vjeçarin

25 Janar 2025, 19:01Kronika TEMA
I arrestuar pasi u bë baba nga bashkëjetuesja e 13-vjeçare,

Prokurorja Ledjana Shkurti në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur t’i njoftojë akuzën Dritson Kurtit, i arrestuar rreth 5 muaj më parë në Qytetin e Korçës, pasi një 13 vjeçare solli në jetë fëmijën e tyre.

Në vendimin e prokurorisë theksohet se organi i akuzës i ngarkon veprën “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur” parashikuar nga neni 100/2 e kodit penal, te riut.

Familjarët e 21-vjeçarit Dritson Kurti shprehen se vajza minorene ka ardhur nuse me dëshirën e saj dhe konfirmimin e familjareve, ndërsa i kane bere thirrje prokurorisë të liroje Dritosnin.

Ai u la nga Gjykata e Korçës me masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa pritet qe çështja të kalojë në gjykim dhe Gjykata e Korçës të vlerësojë masën e dënimit për 21-vjeçarin.

2 Komente

  1. D
    Demokrati me mend ne koke

    Lirojeni o bq.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Druni

      Ça thu mer idiot! Po të ishte jot motër ose jot bijë, do të ishe i lumtur ti?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje