VIDEO: Përfshihet nga flakët dhoma e konviktit në Elbasan

25 Janar 2025, 13:45Kronika TEMA
VIDEO: Përfshihet nga flakët dhoma e konviktit në Elbasan

Një zjarr shpërtheu në një dhomë të konviktit shtetëror të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale.

Sipas dëshmisë së një studenteje, dyshohet se zjarri ka nisur nga një ngrohëse e elektrike.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për dëmtime në njerëz.

Studentët janë evakuuar dhe shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.

Lini një Përgjigje