Dyshohet se kryen 6 vjedhje brenda javës, arrestohen 2 ‘skifterët’ në Durrës

25 Janar 2025, 13:10Kronika TEMA
Dyshohet se kryen 6 vjedhje brenda javës, arrestohen 2

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Step by Step”, duke vënë në pranga dy autorët e dyshuar të vjedhjeve me thyerje në lagje të ndryshme të qytetit.

Të arrestuarit janë 31-vjeçari Elton Ramce dhe 42-vjeçari Kristo Myftari ndërsa dyshohet se që prej datës 15 01.2025 deri më datë 23.01.2025, kanë kryer  6 vjedhje me thyerje  në  lagjen Nr 1, 16 dhe 18 të qytetit të Durrësit , kanë vjedhur në makina, banesa e lokale , lekë, orendi, e sende të ndryshme me vlerë.

Operacioni u realizua pas kallëzimeve nga qytetarë të ndryshëm për vjedhje të ndodhura gjatë muajit janar. Hetimet, të bazuara në inteligjencën policore, çuan në zbardhjen e 6 rasteve të vjedhjes dhe arrestimin e autorëve. Po vazhdon puna për hetimin e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Dy autorët e dyshuar janë me precedent të mëparshëm kriminal, të dënuar për vjedhje.

Vazhdon puna për zbardhjen e të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës “, kryer në bashkëpunim.

Lini një Përgjigje