Pas ndarjes, emigranti shqiptar në Itali tenton të shtypë me makinë ish-partneren

24 Janar 2025, 17:36Kronika TEMA
Pas ndarjes, emigranti shqiptar në Itali tenton të shtypë me

Një 32-vjeçar shqiptar nuk e ka ‘kapërdirë’ dot ndarjen nga ish-partnerja e tij, duke e ndjekur marrëzisht nëpër rrugë me makinë, në një ‘garë vdekjeje’, që për pak sa nuk i ka kushtuar jetën vajzës së re.

Karabinierët e Njësisë Operacionale në Massafra njoftuan se kanë arrestuar orët e vona të së enjtes të dyshuarin që po përpiqej të arratisej pas krimit.

Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe përndjekje të ish-partneres. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Thebaid, kur shqiptari pasi iu vu pas, goditi me makinën e tij atë të ish të dashurës, duke e nxjerrë atë nga rruga.

Pas ngjarjes, autori është larguar me vrap pa i dhënë ndihmë gruas, e cila pas përplasjes ka pësuar lëndime serioze dhe u dërgua në spitalin e Castellanetës për mjekim nga shërbimi i ambulancës.

Gjatë hetimeve dhe dëshmisë së vajzës, ata mësuan identitetin e agresorit dhe e shpallën në kërkim, kurse motiv i krimit ka qenë xhelozia dhe mospranimi i ndarjes.

Madje sipas rrëfimit, një ditë para ngjarjes ai e kishte dhunuar të renë dhe kërcënuar me jetë, teksa më pas ka vijuar përndjekjen edhe me anë të telefonatave dhe mesazheve, për të bindur që të ribashkoheshin.

Refuzimit të saj iu përgjigj me një skenë si në filmat aksion, me ndjekje makinash në rrugë dhe shkaktim aksidenti me qëllim vrasjen e ish-partneres në shenjë hakmarrjeje, informon media. I akuzuari pas ndalimit u la sot nga gjykata në arrest shtëpiak, teksa pret procesin e hetimit dhe gjykimit.

3 Komente

  1. A
    Ana

    Kafshet nuk duhet te vozisin ne qytet. Ose te rine ne pyll ose ne kopeshtin zoollogjik.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta dhemb.......

      Nje pergjigje per ate gazetarin qe pyeste se: cfare rrace jemi!? Muslimon brothers:Majmuna me bisht.... bisht qeni sunite shiite tourkotsamides kosovare shpellare etj kesisoi njethundrake arabe!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Budalla qe e gjen zgjidhjen ne perveritetin a tije.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje