Lëkundje tërmeti në vend, epiqendra pranë Shkodrës

24 Janar 2025, 14:52Kronika TEMA

Lëkundje tërmeti në vend, epiqendra pranë Shkodrës

Një tërmet me magnitudë 4.2 i shkallës rihter është regjistruar këtë të premte në Shkodër.

Qendra Europiane e Sizmologjisë raporton se epiqendra e tërmetit ka qenë 14 kilometra në jug të Shkodrës. Nuk ka njoftim për dëme materiale. Sipas të dhënave, tërmeti ka pasur magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, me epiqendrën në Malësinë e Madhe. Lëkundjet janë raportuar edhe në Ulqin, Tuz dhe Podgoricë.

Lini një Përgjigje