Kapi fijet në kabinën elektrike të fshatit, humb jetën 46-vjeçarja në Berat

23 Janar 2025, 16:40Kronika TEMA
Kapi fijet në kabinën elektrike të fshatit, humb jetën

Një 46-vjeçare në Berat ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Siç bën me dije policia, 46-vjeçarja e cila vuante nga problemet e shëndetit mendor, i ka prekur me duar fijet në kabinën elektrike të fshatit Osmëzezë.

“Rreth orës 08:00, shtetasja Xh. A., 46 vjeçe (me probleme të shëndetit mendor), banuese në fshatin Osmëzezë, dyshohet se ka kapur fijet në kabinën elektrike të fshatit. Si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ajo ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.

Lini një Përgjigje