I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier

23 Janar 2025, 14:23Kronika TEMA
I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i pajetë 63-vjeçari

Është gjetur pas 8 ditësh kërkime trupi i pajetë i 63-vjecarit Engjëll Kanani, i cili u zhduk në mënyrë të mistershme.

I moshuari dyshohet se kishte rënë në ujërat e Lumit Vjosë teksa po peshkonte. Por, nga kërkimet trupi i tij i pajetë është gjetur në tokat e Kafarajt, ku dyshohet se ka pësuar infarkt.

Alarmi për zhdukjen e 63-vjeçarit u ngrit pasi familjarët nuk arritën që të kontaktonin me të.

Njoftimi i Policisë:

Fier-Në vijim të informacionit të dhënë më datë 18.01.2025, për shtetasin E. K., 63 vjeç, i cili humbi kontaktet me miqtë e tij, me të cilët kishte shkuar për peshkim në lumin Vjosa, më datë 16.01.2025, bëjmë me dije se:

Si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, të kryera gjatë këtyre ditëve, në territorin e fshatit Kashishtë, në zonën përreth dhe në ujërat e lumit Vjosa, nga shërbimet e Policisë së Fierit dhe polumbarët e RENEA-s, ditën e sotme, u gjet trupi i pajetë i shtetasit E. K., në vendin e quajtur "Bunac", në fshatin Kafaraj.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 63-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, vijon hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit. 

Lini një Përgjigje