Policia ka vënë në pranga 3 persona në Vlorë, të cilët dyshohet se janë autorë të 5 rasteve të vjedhjes dhe 1 rast të tentativës për vjedhje.
Tre të rinjtë, të moshës 28-10 vjeç, të maskuar me kapuça dhe shalle, duke përdorur dorashka dhe sende të forta, hynin në dyqane dhe kryenin vjedhje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa sende të vjedhura, mjetet dhe veshjet e përdorura nga autorët, për kryerjen e vjedhjeve.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Target 6”.
Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes dhe 1 rast i tentativës për vjedhje, në qytetin e Vlorës.
Identifikohen dhe ndalohen 3 autorët e dyshuar.
Sekuestrohen sende të vjedhura dhe mjete të përdorura për kryerjen e vjedhjeve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas një pune të mirorganizuar hetimore dhe bazuar në inteligjencën informative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Target 6,” si rezultat i të cilit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, u ndaluan shtetasit:
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të maskuar me kapuçë dhe shalle, duke përdorur dorashka dhe sende të forta, kanë kryer vjedhje në qytetin e Vlorës, konkretisht:
-Më 10.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë thyer xhamin e një automjeti tip “Mercedes Benz” ku kanë vjedhur një palë syze me vlerë 400 euro dhe një parfum me vlerë 50 euro;
-Më 13.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë vjedhur disa steka me cigare në një dyqan;
-Më 18.01.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, kanë vjedhur 20 000 lekë dhe steka me paketa me cigare me vlerë 80 000 lekë në një dyqan;
-Më 19.01.2025, në lagjen “15 Tetori”, kanë vjedhur 16 000 lekë në një market;
-Më 21.01.2025, në lagjen “24 Maji”, kanë vjedhur 30 000 lekë dhe paketa me cigare në një dyqan;
-Më 21.01.2025, në lagjen “Lef Sallata”, kanë tentuar të vjedhin në një subjekt financiar jobankar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa sende të vjedhura, mjetet dhe veshjet e përdorura nga autorët, për kryerjen e vjedhjeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Lini një Përgjigje