Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përplasur disa kalimtarë.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur te "Rruga e Elbasanit” ku makina me shofer një 52-vjeçar ka dalë në trotuar dhe ka goditur një 63-vjeçar me biçikletë e më pas një vajzë rreth 18-vjeçe.
Më pas, makina është përplasur me murin e Ambasads amerikane.
"Më datë 23.01.2025, rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht shtetasin E. E., rreth 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë dhe shtetasen V. S., rreth 18 vjeçe, këmbësore, e më pas u përplas me murin rrethues të një ndërtese (seli diplomatike).
Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", bën me dije Policia.
Me siguri ose nen efektin e ndonje lende narkotike ose pieje,ndonje nga ata qe falen neper xhamit qe shurdhojne çdo kalimtar,ose ndonje goditje shendetesore momentale. Urim sa me te shpejte viktimave.
Kalbe ne burg kete moterqirin te dali 65 vjec. Vetem keshtu mesojne keto shofer fisqira qe kemi rrugeve ti japin makines si duhet. Po kur ke polici moterqirash e kriminelesh qe kane mendjen si te shesin droge e te bejne vrasje me pagese keto gjera ndodhin. Kosova eshte shembull i policise qe funksionon pasi aty nuk guxon njeri te eci mbi limitin e shpejtesise.
Të kontrollohet sa shpejt ka qenë duke ecur në qytet zotëria dhe ti hiqet patenta minimumi për ca vite