Vritet postieri brenda makinës në Kamëz! Autorët me ‘Porsche’, automjetin e dogjën në Zall Herr

24 Janar 2025, 15:30Kronika TEMA

Vritet postieri brenda makinës në Kamëz! Autorët me

Një person u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në zonën e Zall Mnerit në Kamëz. Viktima është identifikuar si Lulzim Visha, 48-vjeç, i cili u gjet i pajetë brenda në automjet.Ishte ora 7:40 e mëngjesit, kur një banor i zonës konstatoi se brenda një automjeti, ishte vrarë një person me armë zjarri dhe më pas lajmëroi policinë.

Viktima, i cili punonte në një postë private, ishte nisur për në punë dhe është qëlluar 200 metra larg banesës së tij.

Policia me të mbërritur në vendin e ngjarjes, arriti të gjente 12 gëzhoja në automjetin ku ndodhej viktima.

Nga dëshmitë paraprake që janë marrë në vendin e ngjarjes, banorët kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna dhe kjo ka ngritur dyshimet se arma ka qenë me silenciator.

Pasi grupi hetimor mblodhi provat në vendin e ngjarjes, automjeti i cili ishte bërë shoshë nga plumbat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Fillimisht hetimet u shtrinë në pistën e gjakmarrjes pasi viktima, ishte vëllai i Besnik Vishës, emër i njohur për policinë. Ky i fundit, në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri Refik Domin, ngjarje e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Megjithatë, për shkak të viteve të largëta kur ka ndodhur kjo ngjarje, hetimet janë shtrirë edhe në pista të tjera.

Pas ngjarjes, autori është larguar pa lënë asnjë gjurmë me një automjet tip “Porsche” ngjyrë gri, i cili është gjetur i djegur pak orë pas ngjarjes në zonën e Zall Herrit.

Policia ndërkohë ka ngritur postblloqe në gjithë zonën e Kamzës por edhe më tej me qëllim kapjen e autorit, teksa grupi hetimor po punon ende për sqarimin e rrethanave të këtij atentati mafioz.

Top Channel

5 Komente

  1. A
    AGM

    Keta tipa jetojne ne shekullin e shpellave. Hajvane qe lindin dhe rritin hajvane.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha

      Në foto nuk është porche

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje qytetar

        Makina ne foto , vetem ´´porshe´´ nuk eshte . Ngjan si benz w124 . E konstatoj kete detaj per aresye se kemi te bejme me nje krim, prandaj te dhenat , qofte edhe ne gazete, duhet te jene korrekte .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiperia me koke poshte !

          Mos u merni eshte apo jo Porshe.... por meruni dhe krijoni mundesi vetes dhe families te ikni sa me pare nga shqiperia.....se aty ka 33 vite , njerezit vetem vriten, vriten cdo kohe..... Popullin po e perdorin per skallveri, per Taksat dhe per Votat........ se ha vdesin ha i vrasin , saqe se run njeri...Armikun kriminelin me kryesore SPAK i dha pashaporten dhe Ai do te udhetoje per ne Gjermani qe mbase dhe mund te kerkoje Azil....sic jane strehur me qindra kriminele politikane te tjere....kjo eshte shqiperia, me e sigurte se Gjermani dhe Evropa......por ka 33 vite njerezit vetem vriten.....dhe kriminelet i lejojne te shetisin ne Gjermani.....si ne rastin e sali kriminelit....

            Lini një Përgjigje