Opozita ka zhvilluar ditën e djeshme protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, ku nuk munguan tensionet dhe përplasjet pas bllokimit të rrugëve.
Blutë kanë bërë me dije se protesta ishte e paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.
Lidhur me këtë, policia ka nisur procedim penal për 6 protestues të opozitës.
“Më datë 24.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshmë Tiranë, për shtetasit D. T., A. K., K. B., E. E., B. K., dhe T. B, pasi para godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Na e keni care menderen me keto procedime medemek . . . . . . Kush eshte denuar ne tere keto procedime qe gjoja beni shpesh . Po te jete ndonje qytetar i thjeshte ne vend jo gjobe po direkr e ne burg , ben proteste Sali haleja , bile godet policin Flamut Noka ( l a j f ) ne sy te tere botes edhe nuk i ndodh asgje . Del ajo karaputhane Kalaja apo ai thesi me mut Teliti , vici Faros edhe Bibilushi i Likes e c'fare nuk thone e c'fare nuk bejne e asgje nuk ndodh . Te pakten mos u tlni me popullin .