Qarkullonte i armatosur me makinë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

25 Janar 2025, 16:26Kronika TEMA
Qarkullonte i armatosur me makinë, arrestohet 28-vjeçari në

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia pasi mbante armë zjarri në makinë. Gjithashtu është proceduar penalisht një 21-vjeçar për “Moskallëzim krimi”.

Efektivët kishin siguruar informacione paraprake se D. A., qarkullonte me automjet dhe mbante armë zjarri me vete, duke shfaqur rrezikshmëri të lartë shoqërore.

“Si rezultat i veprimeve operacionale, në rrugën “Zyrih” Kamëz, u bë kapja e shtetasit D. A., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Kur i riu ka parë patrullat në rrugë, ai parkoi mjetin anash dhe ka qëndruar brenda bashkë me mikun e tij 21-vjeçar, për t’iu shmangur kontrollit. Por me të dhëna paraprake për ta, blutë i shkuan deri në fund verifikimit dhe brenda makinës gjetën edhe armën e zjarrit, që u sekuestrua si provë materiale", bëri me dije policia.

Arrestimi u krye nga Komisariati nr. 5 Kamëz, ku dhe është paraburgosur 28-vjeçari, në pritje të masës së gjykatës, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në gjendje të lirë u procedua dhe A. D., 21 vjeç, i cili u gjet brenda në mjet, për veprën “moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje