Kontrolle në ambientet e brendshme të burgut në Shkodër, sekuestrohen celularë

25 Maj 2026, 13:45Kronika TEMA
Kontrolle në ambientet e brendshme të burgut në Shkodër,

Policia e bugut në Shkodër, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, ka ushtruar kontrolle në ambientet e brendshme të institucionit, ku janë zbuluar dhe sekuestruar disa aparate celularë të dyshuar si të ndaluar.

Kontrollet janë zhvilluar pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe nën drejtimin e drejtuesve të institucionit si dhe Shefit të Policisë.

Gjatë kontrollit në godinën nr. 2, në ambientet e dusheve është gjetur një aparat celular i markës “Xiaomi”, ndërsa në lavanderi janë zbuluar një celular “Nokia” dhe një “iPhone”, së bashku me dy fisha karikimi.

Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit të sendeve, ndërsa autoritetet kanë njoftuar Agjencinë për vijimin e procedurave ligjore dhe administrative.

Lini një Përgjigje