Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit, kapen 10 aparate celulare

29 Maj 2025, 13:03Kronika TEMA
Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit, kapen 10 aparate

Policia e Burgjeve ka ushtruar kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, nga kontrollet janë kapur 10 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit.

Ky kontroll për sendet e paligjshme në ambientet e burgut, ka ardhur me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sipas informacioneve, 2 celularë janë gjetur në qeli, kurse të tjerët në ambientet e jashtme.

 

Lini një Përgjigje