Korçë/ 30-vjeçari gjendet nga familjarët i lënduar në rrethana të paqarta

4 Tetor 2025, 20:19Kronika TEMA
Korçë/ 30-vjeçari gjendet nga familjarët i lënduar

Një i ri rreth 30 vjeç me iniciale J.S është gjetur nga familjarët i dëmtuar në rrugë në lagjen 15 të qytetit të Korçës.

Mësohet se kanë qenë këta të fundit që e kanë çuar në spital.

Burime mediatike bëjnë me dije se i riu nuk ka dhënë asnjë deklaratë, pasi thotë se nuk mban mend asgjë.

Nuk dihen ende rrethanat nëse është rrëzuar në rrugë apo është dhunuar.

Burime nga spitali njoftojnë se i riu është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton lidhur me rrethanat për të zbuluar çfarë ka ndodhur me të riun.

Lini një Përgjigje