Korçë/ Jetonte e vetme dhe vuante nga sëmundja, e moshuara gjendet e pajetë brenda banesës

22 Mars 2026, 07:07Kronika TEMA
Korçë/ Jetonte e vetme dhe vuante nga sëmundja, e moshuara

Një e moshuar rreth 70 vjeç, me inicialet Z.Q., është gjetur pa shenja jete pasditen e të shtunës në banesën ku jetonte, në qytetin e Korçës.


Sipas informacioneve paraprake, e ndjera jetonte e vetme në banesën e një mikeshe, e cila e ndihmonte vazhdimisht si me ushqime ashtu edhe me medikamente. Burime bëjnë me dije se 70-vjeçarja vuante nga disa sëmundje, ndërsa vdekja e saj është përcaktuar si natyrale.


Edhe pse nuk kishte familjarë, e moshuara mbështetej shpesh nga mikja e saj dhe djali i kësaj të fundit, të cilët kujdeseshin për të në mënyrë të vazhdueshme.

1 Komente

  1. P
    Populli

    Bravo ju qofte mikeshes dhe djalit te saj per kete veprim. Ndonese bota eshte prishur, sidomos ne shqiptaret kemi humbur shume nga traditat e zakonet e marredhenieve me njeri tjetrin, ky veprim tregon se ka njerez te mire akoma. Zoti ua shperblefte!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje