KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

17 Korrik 2025, 21:30Kronika TEMA
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën më 16 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit të Tiranës, Sokol Malaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtare Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Malajt ndaj vendimmarrjes së Komisionit.

Prokurori Sokol Malaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 12 maj të vitit 2023 pasi u konkludua se ai gjendej në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia, duke argumentuar se ai kishte mbajtur një marrëdhënie aktive me kompaninë në zotërim të tij.

Sokol Malaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si prokuror në Prokurorinë e Fierit dhe në 2004-ën u emërua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në vitin 2007, ai u emërua drejtues i Prokurorisë së Vlorës, ndërsa në vitet 2010-2012 ka ushtruar funksionin e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës. Prej vitit 2012 e deri në shkarkimin nga detyra, Malaj punoi si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2 Komente

  1. N
    Ndini

    Një hajdut më pak, gjithsesi ka vjedhur aq shumë sa tashmë është bërë bissnesman

    Përgjigjjuni
    1. G
      Ga West

      Nje ortak i Ilirit dhe i Saliut, pronar spitali, zuri rrugen publike, dhe çfare rruge 7 metra e gjera dhe gati krejt e asfaltuar. Kompania jone mbetej te hynte dhe te dilte nga ajri. Nje ndihmes prokuror filloi dhe ndjekjen penale dhe krijoi nje dosje qe besoj eshte aty, e cila percaktonte krimin dhe penalitetet e zaptuesit. Kulmi, kur prisnim te çohej dosja ne gjykim, prokurori i Tiranes-turpi i drejtesise, firmos ndalimin e ndjekjes penale. Shpresoj te kem qene i qarte. Sokol Malaj ne nje vend normal e ka vendin ne burg dhe ti sekuestrohet gjithçka zotron.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje